Qendra përbëhet prej:

  1. Objekti kryesor – i cili përfshin mensën dhe një hapësirë për seminaret
  2. Trembëdhjetë kabina – të cilat janë të ndërtuara nga druri. Secila prej tyre ka 4 shtretër, një tavolinë me 4 karrige dhe një dollap për çdo pjesëmarrës. Çdo kabinë ka një banjo me dush, dhe hapësirë në hyrje ku ju mund të vendosni këpucët dhe xhaketat.
  3. Dy hapësira private për aktivitete
  4. Murin alpin – i cili është 10 metra i lartë me 4 nivele të ndryshme të vështirësisë.