Qendra Rekreative Rinore Gërmia

Qendra Rekreative Rinore Gërmia gjendet rreth 2 km larg qendrës së Prishtinës, por kur je aty – ke ndjenjën sikur je zhytur thellë në natyrë.

Qendra ekziston që nga vitet e 80-ta, po është djegur gjatë luftës, ndërsa renovimi i saj ka përfunduar në vitin 2008. Për herë të parë pas luftës është hapur me programet e TOKA-s në vitin 2015. Për shkak të mospërdorimit të objektit mëparë, të gjitha objektet janë në gjendje shumë të mirë.

Qendra përbëhet nga:

  1. Objekti kryesor – në të cilin gjendet mensa, si dhe disa hapësira për punëtori
  2. Shtëpizat – janë 13 shtëpiza të ndërtuara nga druri. Secila prej tyre i ka 4 shtretër, një tavolinë me 4 karrige dhe një dollap për secilin pjesëmarrës. Në kuadër të shtëpizës është edhe banjo me tush-kabinë, dhe një hapësirë në hyrje ku mund të vendosen këpucët dhe jaknet.
  3. Dy hapësira private për aktivitete
  4. Muri alpin – i lartë 10 metra, me 4 sipërfaqe me vështirësi të ndryshme.Klikoni këtu për të shiquar imazhet e Qendrës Rekreative Gërmia.

Objektet tjera rekreative në Gërmi

Në distancë prej 50 metra deri ne 1 km gjenden këto objekte:

  1. Terreni basketbollit
  2. Fushat e tenisit
  3. Bazeni i hapur
  4. Stacioni për huazimin e biçikletave.

Në kuadër të programeve të TOKAs, ne i ofrojmë pjesëmarrësve mundësinë që të merren më këto sporte, si ofertë zgjedhore.

Siguria dhe shëndeti

Qendra është e siguruar me rrethojë, e pajisur me kamera në hapësirat e jashtme dhe në ndërtesën kryesore, dhe ka roje 24 orë në ditë.

Shtëpia e Shëndetit në Velani është 2km larg Qendrës, dhe mund të kalohet mes 5-10 minuta, varësisht nga trafiku. Për pjesëmarrës të cilët kanë probleme specifike shëndetësore, ne jemi të gatshëm që të organizojmë përkujdesje mjekësore shtesë.

Transporti deri në Gërmi

Parku Gërmia është stacioni i parë dhe i fundit i autobusit urban numër 4. Çmimi për një vozitje nga cilado pikë në Prishtinë është 40 cent.

Çmimi i taksit nga qyteti/Stacioni i Autobusave është mesatarisht 5 euro.

Transporti nga Aeroporti i Prishtinës deri në Qendër është rreth 15 euro.

Për foto dhe video të Qendrës, klikoni këtu.