Kampi Robo

Çdo gjë e mrekullueshme pothuajse është bërë nga të rinjtë” – Benjamin Disraeli

“Kampi Robo” është kamp residencial njëjavor në Parkun e Gërmisë në Prishtinë, në të cilin të rinjtë kosovarë do të kenë mundësinë që t’i thellojnë njohuritë e tyre për teknologjinë dhe natyrën.

Programi i kampit është dizajnuar në atë mënyrë që të rinjtë të mësojnë dhe zbaviten përmes:

  • Teknologjisë – ku të rinjtë do të mësojnë per teknologjinë informative në një mënyrë shumë interkative
  • Socializimit me moshatarët e tyre nga vende te ndryshme të Kosovës, shkëmbejnë përvoja dhe krijojnë shoqëri të reja
  • Zhvillimit të aftësive të reja që mund të jenë të dobishme në të ardhmen
  • Aktiviteteve sportive – si ecja në natyrë dhe ngjitja në murin alpin;
  • E shumë të tjera!

Kur dhe ku?
Ky kamp do të realizohet nga data 13 – 19 Korrik 2016  në Parkun nacional Gërmia – Qëndra Rekreative Rinore.

Mosha?
12-15 vjeç.

Sa kushton?

Çmimi  për këtë kamp është 130 Euro (në çmim përfshihet ushqimi dhe akomodimi).

Pagesa duhet të bëhet më së largu 3 ditë pas lëshimit të faturës nga TOKA.
Në rast se pjesëmarrësi/ja vendos të mos marrë pjesë në kamp, atëherë na njofton dhe kthimi i parave do të bëhet si në vijim:

  • 1 muaj para fillimit të kampit – kthehet 100% shuma e të hollave
  • 2 javë para fillimit të kampit – kthehet 50% shuma e të hollave
  • 1 javë para fillimit të kampit – nuk kthen të hollat.

Një numër i limituar i bursave do të ofrohet për kandidatët që dëshmojnë se kanë kushte të rënda ekonomike.

Po ashtu nga kandidatët kërkohet një depozit prej 25 euro si garancion për dëmët që mund të ndodhin përgjatë kampit. Këto të holla do te kthehen në fund të kampit nëse nuk është shkaktuar ndonjë dëm.

Nga të gjithë pjesëmarrësit pritet që të ofrojnë orë vullnetare në shërbim të komunitetit, gjatë ose pas përfundimit të kampit.

Ky kamp përkrahet nga Rockefeller Brothers Fund dhe Komuna e Prishtinës, kurse implementohet nga TOKA dhe JCoders Academy.

Nëse po ju pëlqen ideja, atëherë aplikoni këtu deri më 12 Korrik 2016.

Nëse keni ndonjë pyetje, atëherë na kontaktoni në info@toka-ks.org

Për të pasur një ide se si duket një kamp i organizuar nga TOKA, atëherë kliko këtu për të parë galerinë me foto dhe video të kampeve të kaluara.


640x400rbf-logo_color_left_largeKomuna-e-PrishtinesTOKA logo clear acronym onlyIPKO-Foundationjcoders

6-12 Korrik
13-19 Korrik

Kampi Robo
Apliko këtu deri me 12 Korrik 2016
25-30 Korrik

Kampi i Diasporës
Apliko këtu deri me 15 Korrik 2016
8-14 Gusht

Kampi Uji
Apliko këtu deri me 1 Gusht 2016
17-24 Gusht