Kërkojmë Super-Vullnetarë për Kampin Rinor të Pranverës në Qendrën Rekreative Gërmia, 12-16 prill 2017

  • A dëshironi që pushimin e pranverës ta kaloni në natyrë, me shoqëri dhe shumë aktivitete kreative në Qendrën Rekreative Gërmia?
  • A dëshironi të leni gjurmë në këtë Qendër duke bërë punë vullnetare dhe shijuar bukuritë që ofron Gërmia?
  • A dëshironi t’i bashkoheni një grupi prej 40 të rijnëve dhe kaloni momente të paharrueshme duke transformuar këtë Qendër?

Nëse po, atëherë bëhuni pjesë e grupit të super-vullnetarëve të cilët do të punojnë që Qendrën Rekrative Gërmia ta shëndrrojnë në një hapësirë me standarde ndërkombëtare dhe në një vend që do mund të pres një numër të madh të të rinjëve në kampe.

Kur?
12-16 prill 2017

Mosha?
14-18 vjeҫ

Ҫfarë ofrojmë ne?

  • Lojëra kreative që stimulojnë të menduarit kritik
  • Momente zbavitëse me këngë e muhabet rreth zjarrit
  • Krijimin e shoqërive të reja përmes punës në grupe
  • Mundësi të bëni ndryshime në shoqëri përmes punës vullnetare
  • Shumë e shumë aktivitete tjera argëtuese dhe edukuese

A po ju tingëllon si diçka interesant?

REGJISTROHUNI në formën më poshtë deri me 6 prill 2017, në orën 16:00.

Mos hezitoni të na kontaktoni te info@toka-ks.org nëse keni ndonjë pyetje apo keni nevojë për informata shtesë.

 

Supervullnetarët - Kampi i pranverës
Sending