Një grup prej 30 të rinjëve janë zotuar të bëjnë përmirësime në Qendrën Rekreative Gërmia (QRG) – dhe do të mësojnë, bashkëpunojnë dhe punojnë në këtë drejtim deri në muajin maj. Ekipi i TOKAs, poashtu vullnetarë, ofron përkrahje teknike dhe mentorim të pjesëmarrësve – me mbështetjen e Komuna e Prishtinës dhe WWF Adria.
Këtë fundjavë ky grup pat një agjendë përplot aktivitete. Ata së pari u takuan me trembelat dhe mësuan rreth dizajnit, vazhduan me matjet në QRG dhe së fundmi vizituan hapësirën e BONEVET Makerspace në Gjakovë.