TË RINJTË E PROGRAMIT "FUQIZOHU SOT, NDRYSHO KOMUNITETIN NESËR!" MËSUAN SHKATHTËSITË EKIPORE!

Programi trajnues “Fuqizohu sot, ndrysho komunitetin nesër!”, fuqizon mbi 100 të rinj nga Kaçaniku, Hani i Elezit, Gjilani dhe Vitia!

Javën e kaluar, pjesëmarrësit zhvilluan aktivitete që u rrisin atyre mirëbesimin dhe u mësojnë shkathtësitë e ndërtimit të ekipit.

Këto dhe të tjera shkathtësi që ata do t’i zhvillojnë përmes aktiviteteve të përfshira në këtë program, janë të dedikuara t’iu mësojnë atyre komunikimin, bashkëpunimin, udhëheqjen, të menduarit kritik, marrjen e vendimeve e përgjegjësive, pavarësimin, qytetarinë aktive dhe përfundimisht aftësinë dhe mënyrat për të kontribuar në zhvillimin e komunitetit.

//Ky projekt përkrahet nga Advocacy Training and Resource Center - ATRC dhe USAID Kosovo.