TË RINJTË E PROGRAMIT "FUQIZOHU SOT, NDRYSHO KOMUNITETIN NESËR!" MARRIN KËSHILLA NGA TRAJNERËT E TYRE!

Po vazhdon programi trajnues “Fuqizohu sot, ndrysho komunitetin nesër!”, për fuqizimin e mbi 100 të rinjve nga Kaçaniku, Hani i Elezit, Gjilani dhe Vitia!

Në këtë sesion, pjesëmarrësit kuptuan metodat e mira të udheheqjes së aktiviteteve duke marrë informata kthyese nga edukatorët.

Këto dhe të tjera shkathtësi që ata do t’i zhvillojnë përmes aktiviteteve të përfshira në këtë program, janë të dedikuara t’iu mësojnë atyre komunikimin, bashkëpunimin, udhëheqjen, të menduarit kritik, marrjen e vendimeve e përgjegjësive, pavarësimin, qytetarinë aktive dhe përfundimisht aftësinë dhe mënyrat për të kontribuar në zhvillimin e komunitetit.

//Ky projekt përkrahet nga Advocacy Training and Resource Center - ATRC dhe USAID Kosovo.