PJESËMARRËSIT E PROGRAMIT "FUQIZOHU SOT, NDRYSHO KOMUNITETIN NESËR!" EDUKOJNË TË VEGJLIT!

Programi trajnues “Fuqizohu sot, ndrysho komunitetin nesër!”, për fuqizimin e mbi 100 të rinjve nga Kaçaniku, Hani i Elezit, Gjilani dhe Vitia, vazhdon fuqishëm!

Ky sesion mund të konsiderohet si më i rëndësishmi për pjesëmarrësit e këtij projekti. Ata demonstruan çfarë kanë mënsuar dhe u vunë në rolin e edukatorëve duke iu mësuar një grupi nxënësish të klasës së gjashtë shkathtësitë që fituan ata pëgjatë 3 muajve.

Të vegjlit u kënaqën dhe mësuan shumë!

Këto dhe të tjera shkathtësi që ata do t’i zhvillojnë përmes aktiviteteve të përfshira në këtë program, janë të dedikuara t’iu mësojnë atyre komunikimin, bashkëpunimin, udhëheqjen, të menduarit kritik, marrjen e vendimeve e përgjegjësive, pavarësimin, qytetarinë aktive dhe përfundimisht aftësinë dhe mënyrat për të kontribuar në zhvillimin e komunitetit.

//Ky projekt përkrahet nga Advocacy Training and Resource Center - ATRC dhe USAID Kosovo.