Kundër racizmit!

DEKLARATË
 
Me datë 17 maj 2022, përderisa në Pejë po festohej Festa e Abetares me fëmijët e klasëve të para nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia e Veriut, e Presheva, në pjesën e ulëseve prapa një rrjete 10 fëmijë të komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian po rrinin të ndarë dhe po i vrojtonin bashkëmoshatarët e tyre. Në videon e publikuar nga mediat këta fëmijë e shprehin qartë dëshirën që të festojnë së bashku me fëmijët e tjerë, përderisa mësuesja e tyre arsyetonte këtë ndarje në mënyrë të pakuptimtë. Ky është një rast i tmerrshëm, i dhimbshëm por i vazhdueshëm i segregimit dhe diskriminimit ndaj komuniteteve që diskriminohen e përjashtohen në mënyrë sistematike. Kjo ngjarje e turpshme e institucionit shkollor ndodhi në praninë e përfaqësuesve të institucioneve qëndrore e lokale si: Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit dhe Komunës së Pejës.
 
Rrjeti për të Drejtat e Njeriut, dhe të gjitha organizatat tjera të shoqërisë civile të nënshkruara në këtë letër, dënojnë ashpër veprimet e tilla përjashtuese dhe diskriminuese të pjestarëve të komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian, e sidomos kur kemi të bëjmë me fëmijë, si kategori më e ndjeshme dhe qartazi e pambrojtur, e shoqërisë sonë. Andaj, kërkojmë që ky rast të trajtohet në bazë të Ligjit për Mbrojtje nga Diskriminimi, i cili garanton trajtimin e barabartë pa kurrfarë diskriminimi të drejtpërdrejtë apo të tërthortë. Diskriminimi definohet si çdo dallim, përjashtim, kufizim ose preferencë në çfarëdo baze, që ka për qëllim apo efekt të zhvleftësojë ose cenojë njohjen, gëzimin ose ushtrimin, në të njëjtën mënyrë me të tjerët, të të drejtave dhe lirive themelore të njohura nga Kushtetuta dhe ligjet tjera të aplikueshme në Republikën e Kosovës. Poashtu, Neni 8 i Ligjit për të Mbrojtjen e Fëmijëve potencon se “të gjitha institucionet, ofruesit e shërbimeve, profesionistët për mbrojtjen e fëmijës, duhet të marrin të gjitha masat e duhura, me qëllim që fëmija të jetë i mbrojtur nga të gjitha format e diskriminimit.”
 
Veprimet nga MASHTI dhe Drejtoria Komunale e Arsimit në Pejë, duhen të jenë urgjente dhe efikase në marrjen e masave adekuate diciplinore ndaj mësueses, stafit të shkollës përkatëse, por në përgjithësi, edhe të rasteve të tilla që kanë ndikim negativ tek këto komunitete dhe në perceptimin e shoqërisë në përgjithësi. Është shumë e rëndësishme që të mos reagojmë vetëm në ditë me ngjarje si kjo dhe ditët e tjera të kalojnë në heshtje dhe pa veprim e luftë ndaj diskriminimit. U bëjmë thirrje institucioneve të Republikës së Kosovës që të punojnë fuqishëm në parandalimin e rasteve të tilla segreguese dhe të punojnë në aspektin e ndërgjegjësimit të shoqërisë. Njëkohësisht, kërkojmë përgjegjësi institucionale dhe marrjen e masave adekuate për rastin në fjalë, duke inkurajuar përfshirje dhe monitorim substancial nga ana e Inspektoratit të Arsimit, Avokatit të Popullit, dhe institucioneve përgjegjëse për zbatimin e Ligjit për Mbrojtje nga Diskriminimi dhe Ligjit për Mbrojtjen e Fëmijëve.
 
Organizatat e Rrjetit për të Drejtat e Njeriut:
 
Youth Initiative for Human Rights - Kosovo (YIHR KS)
Association of Paraplegics and Paralyzed Children of Kosovo HANDIKOS
Center for Equality and Liberty (CEL) Cel Kosovo
Kosovo Law Institute (KLI)
Kosova Women's Network (KWN)
New Social Initiative - Nova društvena inicijativa (NSI)
Voice of Roma, Ashkali and Egyptians (VoRAE)
Organizations supporting this letter:
Junior Chamber International Prizren - JCI Prizren
OJQ DIGNITY
Shoqata e gruas "Jeta në Kastriot"
KIPRED
Fondacioni Jeshil
Fondacioni Lumbardhi
BONEVET Prishtina
BONEVET Gjakova
TOKA
Çohu
Action for Mothers and Children
Rrjeti Demokracia Fillon Këtu-DFK
QIKA
Balkan Forum
Fondacioni Kosovar i Arkitektures
ARTPOLIS
Fondacioni Shtatëmbëdhjetë
Open Data Kosovo
ETEA
Center for Political Courage (CPC)
YMCA Movement
MWAHR
Debate Center
Asociacioni Nacional i Autizmit në Kosovë - ANAK
The Kosova Rehabilitation Centre for Torture Victims - KRCT
Activism Roots
OJQ ROMA IN ACTION
Qendra per Promovimin e Drejtave te Grave ne Drenas - QPDG Drenas
CLARD
Civil Rights Program – Kosovo (CRP/K)
Instituti GAP
Kosovar Centre for Security Studies (KCSS)
Roma Versitas Kosovo - RVK
Instituti për Politika Zhvillimore - INDEP
Center for Affirmative Social Actions - CASA
Levizja FOL
Advancing Together
Community Building Mitrovica
EcoZ
Fondi për të Drejtën Humanitare Kosovë
Medica Kosova
Terre des hommes Kosovo
NGO AKTIV
OJQ Social Housing and Property Rights
Integra
NGO Domovik
Qendra Kosovare për Studime Gjinore (QKSGJ)
NGO ACDC
Rrograek - Network of Roma, Ashkali, and Egyptian Women Organizations of Kosovo
Democracy4Development | Demokraci për Zhvillim (D4D)
Youth Association - Young Active Gracanica
Kosova Young Lawyers - KYL
Koalicioni K10
Kosovo Advocacy Group-KAG
Democracy+ (D+)
Group for Legal and Political Studies (GLPS)
Këshilli Rinor Kosovar
Qendra per Zhvillimin e Grupeve Shoqerore (CSGD)
Missing Persons Resource Center (MPRC)
Aplikimi i Demokracise ne Kosove
OJQ Vullnetarët e Qytetit (VEQ - Gjilan)
REC - Reconciliation Empowering Communities
KVRL Peja
Qendra Rinore Obiliq
Centar Manjinske Zajednice - CMZ from Gracanica
HANDIKOS Malisheva
Iniciativa Kosovare per Stabilitet - IKS
Nevo Koncepti
Instituti për Mirëadministrim dhe të Drejtat e Njeriut (IMADNJ)
Drejtësi Për Të Gjithë
MODT (Multiethnic Organization for Development and Training)
Ojq Bliri
ISDY - Institute for Sustainability and Development of Youth
Instituti për Studime Evropiane dhe Globale - ISEG
AVONET

U bëjmë thirrje institucioneve të Republikës së Kosovës që të punojnë fuqishëm në parandalimin e rasteve të tilla segreguese.