[MBYLLUR] Hapet thirrja për aplikim për kampin "Youth Think Green" - Apliko sot!

Apliko sot!

Kampi, “Youth Think Green”  ka për qëllim të na bëjë një me natyrën duke na mësuar më shumë për aktivizmin mjedisor dhe duke na bashkuar me të përmes lojërave argëtuese dhe sportit në plazhin e bukur të Shqipërisë. 

A don t’i bashkohesh 50 të rinjëve nga Kosova dhe Shqipëria në bregdetin Shqiptar?
A të intereson vullnetarizmi, ambienti dhe sporti?
A ke ide, mësime dhe përvoja për të shkëmbyer?

Nëse po - krejt çka të ka mbetë me bo është me apliku duke u bazu në informacionet më poshtë.

Ky kamp 4-ditor është partneritet në mes të TOKAs dhe organizatës ‘Epoka e Re’ nga Fieri, Shqipëri.

Datat e kampit: 22-25 qershor 2022

Vendi:  Darzezë, Fier. Veni re: Akomodimi do të bëhet në tenda (shatore).

Mosha dhe profili i pjesëmarrësve: Të rinjë 18-19 vjeçar që kanë qenë pjesë e Klubeve të Super-Vullnetarëve, Super-Qyetarëve Aktiv dhe Klubeve të Debatit të TOKAs. 
Gjuha e kampit: Shqip
Çmimi: FALAS! Kostot e pjesëmarrjes, ushqimit dhe akomodimit në Kamp do të mbulohen nga organizatorët.

Aktivitetet kryesore: Rreth ambientit, aktivizimit qytetar dhe sportit.

Apliko këtu deri me 15 qershor në ora 23:59!

Ky aktivitet organizohet në bashkëpunim me organizatën "Epoka e Re", në kuadër të programit Tirana Kryeqyteti Evropian i Rinisë 2022, me mbështetjen financiare të Kongresit Rinor Kombëtar në bashkëpunim me Bashkinë Tiranë.

Për pyetje apo informata shtesë, ju lutem kontaktoni camps@toka-ks.org apo na shkruani në faqet tona në Facebook, Instagram, apo Twitter.