Kampi "Unë dhe Natyra" (Mbyllur)

Shënim: Aplikimi për këtë kamp ka përfunduar. Ju faleminderit të gjithëve për interesim dhe na percjellni për mundësi të tjera.

- - - - - -

Kampi “Unë dhe Natyra” është ideal për personat që duan të mësojnë më shumë për vetën, të krijojnë shoqëri të re dhe të kalojnë 6 ditë të paharrueshme brenda një komuniteti që të bën të ndjehesh i/e sigurtë. Gjatë kampit ju do të merrni pjesë në shumë aktivitete për të njohur vetën, bisedë me ekspertë të fushës, aktivitete argëtuese dhe shumë përvoja të tjera me vlerë.

Datat: 10-15 gusht 2022
Lokacioni: Gjimnazi "Loyola", Prizren
Mosha: 15-17 vjeç
Hapur për: Të gjithë të rinjtë e të rejat (përfshirë të gjithë Super-Vullnetaret, Super-Qytetaret Aktiv, dhe anëtaret e Klubeve të Debatit)
Gjuha e kampit: Shqip
Çmimi:
- FALAS për pjesëtarë të klubeve të TOKAs (Super-Vullnetaret, Super-Qytetaret Aktiv, Klubet e Debateve)
- 99 EUR për të tjerët (jo-anëtarët e klubeve të TOKAs)
- Bursa ofrohen në raste të jashtëzakonshme. Kërkesën për bursë e bëni në formën e aplikimit.

Për pyetjet e shpeshta lidhur me kampet, kliko këtu.

Për pyetje apo informata shtesë, ju lutem kontaktoni camps@toka-ks.org apo na shkruani në faqet tona në Facebook, Instagram, apo Twitter.

Kampet e TOKAs mbështeten nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë, përmes Instrumentit Evropian për Demokraci dhe të Drejtat e Njeriut - EIDHR; nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF) ‘EJA Kosovë' - bashkëfinancuar nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC), Suedia dhe Qeveria e Dukatit të Madh të Luksemburgut, si dhe nga organizata zvicerane Solidar Suisse.