Rreze Hoxha

Menaxhere e Programit të Institutionalizimit - Institutionalization Program Manaxher

Rrezja është menaxhere e Programit të Institucionalizimit në organizatën tonë, synimi i të cilit është përfshirja e metodologjisë së të mësuarit përmes përvojës në kurrikulën bazë të arsimit në Kosovë. Përgjatë 5 viteve të angazhimit të saj në TOKA, ka punuar me qindra të rinjë, studentë e mësimdhënës e ka zhvilluar programe të ndryshme duke filluar nga kampet deri te modulet për zhvillim profesional të mësimdhënësve.

Rrezja është psikologe me profesion, aktivisht e angazhuar në projekte me fokus shëndetin mendor dhe edukimin jo formal në rininë kosovare. Po ashtu është alumni në këshillin rinor të Ambasadës së Amerikës në Prishtinë, ku për një vit ka shërbyer edhe si Zëvendës Presidente e Këshillit.

Rrezja është aktiviste e të drejtave të grave dhe edukimit të të rinjve me fokus të përgjithshëm në të drejtat e njeriut.