Ardiana Lahu

Koordinatore e Projektit - Project Coordinator

Koordinatore e Projektit - Project Coordinator

Ardiana së fundmi i është bashkangjitur ekipit të TOKAs  si Koordinatore e Projektit, por edhe më parë ka dhënë kontributin e saj në aktivitete të ndryshme të TOKAs.

Qysh e re ka kontribuar në përmisimin e jetesës në komunitetin e saj përmes punës vullnetare dhe ka punuar me të rinj si trajnere në kuadër të organizatave të ndryshme vendore.

Aktualisht vijon studimet në Master në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina” në degën e Këshillimit Pedagogjik. Kjo po i ndihmon asaj të mësoj strategji e njohuri të reja në fushën e Edukimit. Mësimet e marra dhe përvojat në këtë fushë po i zbaton në punën dhe aktivitetet me të rinj!

Gjatë kohës së lirë preferon të qendroj në vise malore të Kosovës dhe të luaj me macat e saj!

Ajo shprehet se pjesëmarrja e të rinjve në aktivitetet jo-formale të TOKAs, i ndihmon në formësimin e një versioni më të mirë të vetes së tyre!

Thënia e saj e preferuar është: Të gjitha ëndrrat mund të bëhen realitet, nëse e kemi kurajon!