Vigan Hoxha

Programet/Komunikimi - Programs/Communications

Vigani është projekt menaxheri më i ri që i bashkangjitet TOKAs , një djalë me përvojë të gjatë në menaxhim të projekteve, zhvillim të produkteve, dhe në strategji të komunikimit. Ka punuar për kompani dhe organizata të ndryshme vendore  (IPKO, Frutomania, Stom, Studio Permanent, REDO Design) dhe për organizata ndërkombëtare (UNDP). Studimet Bachelor i ka përfundu në RIT Kosova, drejtimi Menaxhim i Biznesit dhe Politikat Publike, klasa 2008. Ka aftësi minimale në dizajn grafik , por nuk priton me i përdorë kur është e nevojshme. Shpesh angazhohet në iniciativa vullnetare që kanë të bëjnë me përmirësimin e lagjes  ku banon dhe më gjerë. Vrapimi malor  herët në mëngjes dhe ushqyerja e turmave të qenve  të Gërmisë është rutina e tij (gati) ditore. Vigani jeton në Prishtinë me Nitën dhe vajzën e tyre, Mira.