Erzë Salihu

Kordinatore e projektit

Erzë Salihu është pjesë e TOKA-s që nga viti 2018, ajo rrugëtimin e saj e nisi si kampiste, dhe po e vazhdon si Koordinatore e Projektit “Let’s Debate Change”. Roli i Erzës është të koordinoj aktivitetet e Klubeve të Debatit dhe të ndihmojë në realizimin e qëllimeve të projektit.

Erza studion Punë Sociale në Universitetin e Prishtinës, ajo poashtu ka kryer një semestër shkëmbimi në Regensburg, Gjermani. Duke qenë studente e këtij departamenti Erza vazhdimisht mëson praktika të fuqizimit të komunitetit dhe teori që ndihmojnë atë të kuptojë ndërveprimet shoqërore.

Erzës i pëlqen shumë ciklimi dhe të ec në natyrë. Ajo mund të betohet se ka parë të gjitha sitcoms që ekzistojnë, kështu që nëse keni nevojë për sygjerime drejtohuni tek Erza!