Nuhi Tërshani

Koordinator i Vizitave Kulturore dhe Mjedisore

Koordinator i Vizitave Kulturore dhe Mjedisore

Rrugëtimi i Nuhiut dhe rritja e tij gjatë programeve të TOKA-s cilësohet si një storie suksesi, përmes së cilës duam të motivojmë të rinjtë e tjerë që të vazhdojnë angazhimin e tyre në punën vullnetare.

Nuhiu është 21 vjeçar dhe vjen nga një komunë e vogël, e cila është Shtimja. Ai ka filluar rrugëtimin e tij bashkë me TOKAn në vitin 2018 si kampist, e pastaj ka vazhduar angazhimin e tij edhe në programe të tjera të TOKAs. Gjatë vitit të kaluar ai ka udhëhequr Klubin e Super-Qytetarëve në Shtime, njohuritë dhe përvojën e fituar në Klub pastaj i ka ndarë me  liderët e rinj si mentor i Klubeve të Super-Qytetarëve.

Në shtator të vitit që lamë pas Nuhiu i është bashkuar ekipit tonë në rolin e Koordinatorit të Vizitave Kulturore dhe Mjedisore. Aktualisht është duke studiuar në Universitetin e Prishtinës dhe përveç punës me të rinjtë, hobi i tij është Volejbolli, që me shumë kënaqësi e ushtron tash e disa vite. Ai shprehet se aktivitetet me të rinjtë dhe puna në të mirë të komunitetit janë shtyllat bazë në të cilat duhemi të mbështetemi për të përparuar si shoqëri.

Energjia dhe pozitiviteti i Nuhiut i jep ngjyrë ekipës tonë!

Thënia e tij e preferuar është: “We are only as strong as we are united, as weak as we are divided.”
? J.K. Rowling, Harry Potter and the Goblet of Fire