Rineta Janova

Asistente - Programi i Institucionalizimit

Asistente - Programi i Institucionalizimit

Njihun me Rinetën – asistenten në Programin e Institucionalizimit në TOKA.

Rineta ka filluar rrugëtimin e saj me TOKAn në fillim të vitit 2021 si studente e Fakultetit të Edukimit në kuadër të Pilot Projektit “Mësimdhënësit e të Ardhmes” e më pas ka marrë pjesë në trajnimin e përvjetshëm të Vullnetarizmit Edukativ, pas të cilit e ka hapur klubin e Super-Vullnetarëve “Super Equal” në Prishtinë, së bashku me dy kolege tjera të Fakultetit të Edukimit.

Ndërsa që nga fillimi i 2022-ës, Rineta është angazhuar si asistentja më e re në TOKA në Programin e Institucionalizimit me fokus tek projekti “Basket me Thyesa” të cilin po e implementojmë në bashkëpunim me Universitetin e Kalifornisë Irvine dhe Fakultetin e Edukimit në Universitetin e Prishtinës.

Rinetën e karakterizon personaliteti i dashur e socializues, zelli e përkushtimi në punë si dhe pasioni që ka për fushën e edukimit, të cilin përveç në TOKA e ushtron edhe në profesionin e mësimdhënëses!