A ke mendu se qysh kishe ndihmu në lagje, komunitet dhe shoqëri?
A ke ide apo plane, mirëpo nuk ke hapësirë me i shpreh dhe implementu?
A jeni mbledhë me shoqëri me diskutu dhe me mendu se qysh kishit fillu iniciativa të ndryshme?
Nëse jeni kreativ, keni energji dhe entuziazëm me i shndërru këto plane në realitet, atëherë klubet e Super-Vullnetarëve dhe Super-Qytetarëve janë për ty!
Kush mund të aplikojë?
- Të rinj të moshës 12-17 vjeç
- Të rinj që vijnë nga këto komuna mund të aplikojnë për klubet e Super-Vullnetarëve:
Prishtinë
Prizren
Obiliq
Kurse, të rinj që vijnë nga këto komuna mund të aplikojnë për klubet e Super-Qytetarëve:
Gjilan
Hani i Elezit
Kaçanik
Lipjan
Podujevë
Prishtina
Shtime
Vushtrri
- Të rinj që dëshirojnë të krijojnë shoqëri të re
- Të rinj entuziastë, të gatshëm të mësojnë gjëra të reja dhe të bëjnë ndryshim në komunitet
Nëse i përmbush këto kritere edhe ke dëshirë me i nda me të tjerët idetë e tua, atëherë APLIKO KËTU!
Aplikimi për t’u bërë Super-Vullnetarë është i hapur deri më 24/10/2021
Aplikimi për t’u bërë Super-Qytetarë është i hapur deri më 31/10/2021
Klubet e Super-Vullnetarëve mbështeten nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë, përmes Instrumentit Evropian për Demokraci dhe të Drejtat e Njeriut EIDHR.
Klubet e Super-Qytetarëve Aktiv janë pjesë e aktiviteteve ambientaliste dhe mbështeten nga Agjencia Suedeze për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ndërkombëtar (SIDA) përmes Programit të saj “Human Rightivism” të implementuar nga CDF, si dhe nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit e Republikës së Kosovës.