Super-Vullnetarët mobilizojnë të gjithë komunitetin në Ferizaj!

Po ndajmë me ju një histori suksesi që na vjen nga fshati Gaçkë, i komunës së Ferizajit. Më saktë po ndajmë historinë e të rinjve të Klubit të Super-Vullnetarëve “Imri Halili”, të cilët përgjatë planifikimit të projektit të tyre vullnetar identifikuan nevojën e shkollës së tyre për një projektor.

Këta të rinj ambicioz ne bashkëpunim me lideren e Klubit të tyre arritën të mobilizojnë të gjithë komunitetin dhe të sigurojnë 12 televizorë për klasët e tyre, në vlerë plot 15,000 euro! Ne falenderojmë “GNTC Gorenje Niti-Tiki Company SH.P.K”, që u dolën në krahë Super-Vullnetarëve dhe dhuruan ekranet për shkollën e tyre. 

Super-Vullnetarët nuk u ndalën këtu! Në bashkëpunim me prindërit, Shtëpinë Botuese “Albas” dhe kompaninë “Fitorja” ata siguruan 12 tabela për klasët e tyre. 

Ne jemi krenarë për suksesin e jashtëzakonshëm të këtyre të rinjve, të cilët shëndrruan një ëndërr të vogël në realitet përmes mobilizimit të komunitetit. Ky projekt do t’ju shërbejë qindra të rinjve në shkollën e tyre ndër vite. 

Ne falenderojmë tej mase partnerët që ju dolën në krahë Super-Vullnetarëve, GNTC Gorenje Niti-Tiki Company SH.P.K, Z,Valdet Islami, Znj. Kosovare Kosumi Hasani, Shtëpinë Botuese ALBAS, Z, Fatlum Hetemi, FITORJA Sh.P.K, Z, Tahir Maloku, ARDI parket, Z. Ardian Osmani, DIOBES dhe Xhelal Shabani. Si dhe mësimdhënësit Imran Aziri Sejdiju dhe Duresa Hamza që udhëhoqën këtë projekt. 

Studentët Shqiptarë Stuttgart po mbështesin financiarisht implementimin e projekteve të klubeve të Super Vullnetarëve.

Share:

Të fundit

Këto janë zhvillimet më të fundit nga programet dhe aktivitetet tona.

Super-Vullnetarët mobilizojnë të gjithë komunitetin në Ferizaj!

Lexo më shumë

Super-Vullnetarët e Bënë Shkollën “Hamëz Jashari” në Skënderaj me...

Lexo më shumë

Vullnetarizmi në Shkolla – Kamenica dhe Skënderaj u bënë Solidare!

Lexo më shumë

Ndikimi Transformues: Arritjet dhe sukseset në projektin HEARMI

Lexo më shumë

Raporti i Katar Index Kosova na tregon për Ndikimin dhe Mundësitë e Programev...

Lexo më shumë

Projekti “Rinia për Podujevën” përmbyllet me sukses të jashtëzako...

Lexo më shumë
Shiko te gjitha