FOTA, Sweden

FOTA është një organizatë jo qeveritare, jo-fitimprurëse, jofetare dhe jo politike e themeluar në Suedi në Qershor 2013. Qëllimi ynë kryesor është t'i fuqizojmë të tinjtë në Skandinavi dhe Ballkan përmes bashkëpunimit mes dy regjioneve. Ne punojmë duke inkurajuar rininë e Ballkanit dhe Skandinavisë të marrin iniciativat e tyre dhe u japim mbështetje ideve të tyre.
Misioni ynë është të jemi një urë mes të rinjëve që vijnë nga këto dy regjione të largëta; një urë për shkëmbimin e ideve që do shpiejë në projekte që prekin probleme shoërore, për bashkë-mësim dhe bashkë-krijim, por gjithashtu një "urë fizike". Ne duam që të rinjtë të kenë mundësi të vizitojnë shtetin e njëri-tjetrit, dhe të mësojnë nga njëri tjetri. Ne besojmë që të rinjtë nga këto dy regjione kanë shumë për të mësuar dhe për t'i dhënë njëri tjetrit, duke u bazuar në prejardhjen e pasur kulturore dhe eksperiencat jetësore.