Kaltrina ka studiuar në Universitetin e Prishtinës në Departamentin e Menaxhmentit, ku aktualisht ajo është duke ndjekur studimet e Doktoratës në këtë Universitet. Ka më shumë se 10 vite përvojë pune menaxheriale. Karriera e saj fillon menjëherë pas përfundimit të studimeve themelore. Nga Dhjetori 2010 deri në Dhjetor 2012, ka qenë në pozitën e Koordinatores së Projektit në Organizatën LTI në kuadër të projektit “Zhvillimi Ekonomik i Kosovës përmes Cilësisë dhe Rrjetëzimit”.
Angazhimi i saj vazhdon me themelimin e IP ALA për të kontribuar në rritjen dhe zhvillimin e këtij Institucioni për 10 vite me radhë. 4 vite më pas, ajo themelon edhe qendrën e dytë të IP ALA, në Prishtinë. Pasi këto të dyja arrijnë në një pikë të vetqëndrueshmërisë, Kaltrina kthehet prapë në angazhimin e saj në kuadër të OJQ-ve, kësaj here në organizatën KCDE në kuadër të projektit “Mësimi online në nivelin e duhur” i financuar nga GIZ.
Ndërsa, ekipit të TOKAs Kaltrina iu bashkangjit në prill të këtij viti në pozitën e Menaxheres së Projektit “02 Hero”, projekt ky i cili implementohet në 5 vende të Ballkanit Perëndimor.
Këto janë zhvillimet më të fundit nga programet dhe aktivitetet tona.