Apliko tani për Çmimin Rajonal të Vullnetarizmit Edukativ!

29 Maj, 2024

Çfarë është Çmimi Rajonal i Vullnetarizmit Edukativ?

Çmimi Rajonal i Vullnetarizmit Edukativ synon të njohë dhe vlerësojë punën e institucioneve arsimore, organizatave dhe grupeve jo-formale që punojnë me të rinjtë që po zhvillojnë projekte dhe aktivitete vullnetare me elemente edukative. Konkretisht, çmimi:

  • Vlerëson mësuesit e përfshirë në projekte që inkurajojnë nxënësit të angazhohen në qytetari aktive;
  • Vlerëson të rinjtë dhe përfaqësuesit e organizatave, grupeve joformale që kanë inkurajuar të rinjtë të përfshihen në qytetari aktive;
  • Siguron njohjen e institucioneve arsimore, organizatave dhe grupeve joformale që integrojnë më mirë mësimin kurrikular të nxënësve me veprime shërbimi që synojnë përmirësimin e cilësisë së jetës së komuniteteve të tyre;
  • Ofron mbështetje teknike për aplikantët;
  • Mbledh praktika vullnetare që ndikojnë në zhvillimin e nxënësve dhe komunitetit në përgjithësi;
  • Promovon një kulturë të bazuar në angazhimin qytetar.


Kush mund të aplikojë?

Këtë vit Çmimi Rajonal i Vullnetarizmit Edukativ është i hapur për dy kategori:

  • Shkollat
  • Organizatat ose grupet jo-formale që punojnë me të rinjtë.

Kushtet e kërkuara janë:

  1. Aplikimi është i  hapur për të gjitha shkollat (private ose publike) që kanë përfshirë nxënës në projekte të Vullnetarizmit Edukativ;
  2. Aplikimi është i  hapur për të gjitha organizatat ose grupet jo-formale që zhvillojnë projekte vullnetare që përfshijnë nxënës;
  3. Projekti me të cilin aplikoni duhet të jenë zbatuar gjatë vitit shkollor qershor 2023- qershor 2024.

Pse të aplikoni?

Përveç promovimit, shkolla, organizata ose grupi juaj jo-formal që do të marrë për punën tuaj inovative dhe prestigjin ka edhe një çmim financiar ose mirënjohje për tri projektet kryesore në dy kategori.

Cilat janë çmimet?

Çmimet për kategorinë e shkollës janë:

  1. Çmimi i parë – 500 EURO
  2. Çmimi i dytë – 300 EURO
  3. Çmimi i tretë – 200 EURO

Çmimet për kategorinë e organizatave ose e grupeve joformale janë:

  1. Çmimi i parë – 500 EURO
  2. Çmimi i dytë – 300 EURO
  3. Çmimi i tretë – 200 EURO

Çmimet me tematika të veçanta

  • 1 çmim special për projektet e Vullnetarizmit Edukativ që trajtojnë luftën kundër lajmeve të rreme – 500 EURO.
  • 1 çmim special për projektet e Vullnetarizmit Edukativ që trajtojnë projektet e shkrim-leximit dixhital – 500 EURO.
  • 1 çmim special për projektet e Vullnetarizmit Edukativ që trajtojnë projektet e mirëqeverisjes – 500 EURO.
  • Gjithashtu, çdo vend pjesëmarrës do t’i vlerësoj gjysmëfinalistët përmes një Mirënjohjeje, të vulosur dhe nënshkruar nga partnerët e Rrjetit të Vullnetarizmit Edukativ për Evropën Qendrore dhe Juglindore (CSEE SL).

Fondet nga vendet e para duhet të përdoren për të zhvilluar më tej projekte të Vullnetarizmit Edukativ në komunitetin tuaj.

Si të aplikoni?

Për të aplikuar, duhet të ndiqni këto hapa:

  1. Përpara se të plotësoni Formularin e Aplikimit, sigurohuni që të lexoni Termat dhe Kushtet për kategorinë që dëshironi të aplikoni. Për kategorinë e shkollave gjeni këtu Termat dhe Kushtet, ndërsa për kategorinë e organizatave ose grupeve-joformale gjeni këtu Termat dhe Kushtet
  2. Plotësoni formularin e aplikimit  për kategorinë që dëshironi të aplikoni. Për kategorinë e shkollave gjeni këtu Formën e Aplikimit, ndërsa për kategorinë organizatave ose grupeve-joformale gjeni këtu Formën e Aplikimit.
  3. Bashkangjitni dëshmi dhe materiale mbështetëse në lidhje me projektin që po aplikoni si foto, video, broshura, etj.

Kur është afati i fundit për aplikim?

Afati i fundit për aplikim është 14 korrik 2024. 


Kam pyetje, ku mund të drejtohem? 

Ju lutemi na dërgoni email në [email protected] .

Ky çmim organizohet nga Rrjeti i Vullnetarizmit Edukativ për Evropën Qendrore dhe Juglindore.

Çmimet e Vullnetarizmit të Vitit përkrahen nga Agjencia Suedeze për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ndërkombëtar (SIDA), përmes Programit të saj Human Rightivism që implementohet nga Community Development Fund – CDF; Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë; “SMART Balkans – Shoqëria Civile për Vlera te Përbashkëta në Ballkanin Perëndimor” zbatuar nga Centar za promociju civilnog društva (CPCD), Qendra për Kërkime dhe Krijimin e Politikave (CRPM) dhe Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim (IDM) përmes grantit rajonal dhe institucional, dhe i mbështetur financiarisht nga Ministria e Punëve të Jashtme Norvegjeze (NMFA); dhe Programi i Bashkimit Evropian “Erasmus+”.

Share:

Të fundit

Këto janë zhvillimet më të fundit nga programet dhe aktivitetet tona.

Kosova triumfuese në Garën Rajonale të Vullnetarizmit Edukativ!

Lexo më shumë

Verë e Shkëmbimeve në Kampet e TOKAs!

Lexo më shumë

Pozitë e Hapur – *MBYLLUR*Menaxher/e Senior/e i/e Granteve dhe Programit

Lexo më shumë

Gjirafa Travel – Mik i Aventurës!

Lexo më shumë

Diaspora e solidarizuar: Dita e Solidaritetit me Diasporë për herë të parë në...

Lexo më shumë

Kampi Ndërkombëtar i Aventurës: Grumbullim i Kulturave dhe Aventurave Globale...

Lexo më shumë
Shiko te gjitha