Programi përpiqet të prezantojë një qasje pedagogjike joformale ndaj të mësuarit, që integron shërbimin komunitar me udhëzimin dhe reflektimin. Ky proces pasuron përvojën e të mësuarit, mëson përgjegjësinë qytetare dhe forcon komunitetet.
Jashtë ose brenda klasës, këto janë vendet ku vullnetarët takohen, diskutojnë, planifikojnë, mësojnë dhe rriten, me synimin për të gjetur zgjidhje praktike për problemet e lidhura me komunitetin me të cilat përballen edhe ata vetë. Me afro 30 Klube të reja të krijuara çdo vit, gjithnjë e më shumë të rinj do t'i bashkohen radhëve të qytetarëve aktivë dhe do të vazhdojnë të angazhohen në komunitetet e tyre.
Mbi 500 të rinjë në "Klubet e Debatit", nga 12 shkolla në 6 komuna (Pejë, Decan, Istog, Klinë, Fushë Kosovë dhe Obiliç), zhvillojnë shkathtësitë e tyre debatuese dhe punojnë direkt me drejtoritë e komunave për qështje/probleme që lidhen me të rinjët. Fillimisht, këta të rinjë kanë përgatitur dokumente rekomanduese të cilët i prezentuan para kryetarëve të komunave dhe drejtorëve të drejtorive. Tani, të rinjtë janë në përgatitje e sipër që të implementojnë projektin e parë për komunitetin e tyre. Klubet e debatit janë pjesë e projektit "Let's Debate Change" i financuar nga organizata zvicerane Solidar Suisse.
Akademia do të përgatisë 40 vajza dhe djem të rinj për të organizuar edicionin e parë të "Dita e Solidaritetit" (qershor 2023). Në këtë ditë, këta të rinjë do të punojnë për një ditë (në vend që të shkojnë në shkollë) dhe me paret e fituara nga kjo ditë të ndihmojnë nje orgnaizate jo-fitimprurese te cilet ata vet e zgjedhin. Ky aktivitet është pjesë e partneritetit me rrjetin e organizatave te olidarity Action Day Movement Europe (SAME) dhe Evropa dhe Ballkani Për Ditën e Veprimit të Solidaritetit (SAME).
Është një garë vjetore që tërheq grupe të rinjsh nga i gjithë vendi, të paraqesin idetë e tyre që ndryshojnë komunitetin dhe të kenë mundësinë të fitojnë mbështetje financiare për të zbatuar idetë e tyre. Në kuadër të këtij konkursi në vitin 2022, 108 aktivistë të rinj aplikuan me 27 projekt-ide mbi temat e të drejtave të njeriut, mjedisit dhe arsimit, ku u zgjodhën 3 ide fituese dhe u zbatuan në tre komunitete të ndryshme.
Çmimi vlerëson punën e institucioneve arsimore që zhvillojnë projekte të të mësuarit të shërbimit që promovojnë qytetarinë aktive të të rinjve dhe integrojnë mësimin kurrikular të studentëve me mësimin përmes përvojës. Çmimi është një përpjekje e përbashkët me organizatat partnere në gjashtë vende të Evropës Qendrore dhe Lindore (Shqipëri, Bosnje dhe Hercegovinë, Kosovë, Rumani, Serbi dhe Sllovaki), me Qendrën Amerikane Latine për Mësim-Shërbim (CLAYSS).
Këto janë zhvillimet më të fundit nga programet dhe aktivitetet tona.