Ekipi

Jehona_Gjurgjeala BW  Jehona Gjurgjeala – themeluese dhe Drejtore Ekzekutive

Jehona ka një biografi të dëshmuar në zhvillimin e strategjisë, menaxhimin ekzekutimin në ndërmarrjet fitimprurëse dhe jo-fitimprurëse. Jehona është kthyer kohët e fundit në vendlindjen e saj në Kosovë për të themeluar TOKAn – një organizatë e cila ka për qëllim ta përmirësojë shoqërinë kosovare duke investuar në edukimin e rinisë së saj. Në poziten e saj të mëparshme si drejtoresh e produkteve të marketingut në Egencia (një kompani Expedia Inc) udhëhoqi shumë projekte të mëdha komerciale më ndikimit të lartë për biznesin global. Si Drejtoreshë Ekzekutive e Akademisë së Lidershipit të Oksfordit (OLA), Jehona ishte përgjegjëse për rritjen e konsulencës dhe rrjetit të saj, duke përfshirë edhe hapjen e zyrës së Oksfordit.

E diplomuar në London School of Economics and Political Science, Jehona ka përvojë të gjerë në sektorin jo-fitimprurës, në projekte hulumtuese dhe komunitare. Puna e saj më e shkëlqyer në OLA ka qenë bashkëpunimi me Girls Scouts USA për zhvillimin e një programi të lidershipit për vajzat e reja. Hulumtimi i Jehonës ka qenë pjesë e gazetave i botuar nga Grupi Ndërkombëtar i Krizave, Kosova. Gjithashtu, ajo është autorja e “Si votojnë grate?” – një studim për ndërgjegjësimin politik dhe pjesëmarrjen e grave në Kosovë. Ajo është përfituese e bursës prestigjioze British Council Chevening Scholarship.

Jehona është e angazhuar për ta gjetur formulën e duhur që do t’i kombinojë aspektet më të vlefshme të sektorit jo-fitimprurës, për të siguruar të mira të qëndrueshme për njerëzit dhe planetin.

Fidan Cerkini  Fidan Çerkini – Zyrtar i Financave

Fidani ka diplomuar në Universitetin e Prishtinës, Fakulteti Ekonomik dega Menaxhment dhe Informatikë. Tani ai po perfundon studimet master në Universitetin e Prishtinës, dega Ekonomik. Fidani ka përvojë më shumë se 6 vjeçare në menaxhimin e financave, zyres dhe projekteve. Ai ka ndjekur trajnime të ndryshme për menaxhment, kontabilitet dhe raportim financiar. Perveç fushës ku ai po specializon, ai ka ndjekur gjithashtu edhe aktivitete të ndryshme jashtë mësimore si aktivitete studentore, trajnime dhe konferenca, ndër të cilat vlen të përmendet përfaqësimi i Universitetit të Prishtinës në Harvard National Model United Nation, në Universitetin e Harvardit.

Rachel profile   Rachel Morgan – Zyrtare për program pedagogjik dhe trajnim

Rachel ka mbi katër vjet përvojë në zhvillimin e programeve të specializuara arsimore (specialised experiential education programs). Një ndër punët e saja të fundit përfshinë hartimin dhe udhëheqjen e programeve arsimore në natyrë për fëmijë, të moshave 7-17, me sëmundje kronike në Brigadoon Children’s Camp Society në Kanadë. Është e trajnuar për ndihmën e parë të Kryqit të Kuq, për ndihmën e pare në natyrë dhe ndihmën e parë për shëndet mendor. Ajo gjithashtu ka diplomë në Studime Zhillimore Ndërkombëtare dhe certifikatë në Komunikim Ndërkulturor nga Universiteti Dalhousie në Kanadë.

 

Renea profile cropped   Renea Behluli – Koordinatore e projekteve

Renea Behluli dy vitet e fundit punon për Ministrinë e Punëve të Jashtme – si Koordinatore e Konferencës “Gërmia Hill“, Koordinatore e Ngjarjeve te Interfaith Kosovo, Koordinatore e Zyrës së Sekretarit të Përgjithshëm dhe Koordinatore e Qendrës së Vizave. Pasi që ka mbaruar studimet universitare në degën politika publike dhe ekonomi në Universitetin Amerikan në Kosovë (AUK), ajo ishte pjesë e Kosovo Basic Education Program (e financuar nga USAID dhe Qeveria e Kosovës) – duke punuar më shumë në Komponentën e Vlerësimit.