KË PO KËRKOJMË?
TOKA po kërkon një Asistent/e të Projektit i/e cili/a mund të punojë në një mjedis dinamik të punës, mëson shpejt, është proaktiv/e me ekipin dhe mund të punojë nën presion të kohës. Profili ideal për këtë pozitë do të ishte dikush që ka shkathtësi të mira organizative, administrative dhe teknologjike, pavarësohet shpejt në realizimin e detyrave dhe ka aftësi të mira komunikuese me hisedarë të ndryshëm.
Vini re- Kjo pozitë është e hapur vetëm për personat të cilët kanë qenë ose janë të angazhuar në projekte dhe pozita të ndryshme të TOKAs si mentor/liderë në programet e ndryshme vullnetare, dhe/ose staf në kampe.
Roli mund të jetë më orar të plotë apo gjysëm orari.
Data e synuar e fillimit të punës është 15 prill 2024. TOKA ka një periudhë standarde tre-mujore prove për punësimet si staf i rregullt. Kjo pozitë ofrohet deri në fund të vitit 2024, me mundësi vazhdimi.
PËRGJEGJËSITË
– Asistenti/ja e Projektit duhet të sigurohet që të mbështesë, të organizojë dhe të udhëheqë aktivitete të projekteve të ndryshmë në kuadër të TOKAs, duke përfshirë:
– Mbështetje administrative në mirëmbajtjen e dokumentacionit për zbatimin e projektit, si: plotësimi i të dhënave në databaza, mirëmbajtje të databazave, sigurimin e plotësimeve të dokumenteve administrative si listat e pjesëmarrjes, autorizimi i prindit.
– Mbështetje operative dhe logjistike për koordinatorët dhe menaxherët e projekteve, duke përfshirë asistencë në organizimin të punëtorive, ekskursioneve, trajnimeve, konferencave, vizitave studimore, kampeve verore; kjo nënkupton identifikimin dhe komunikimin direkt me furnitorë.
– Komunikimin me hisedarët e jashtëm të projekteve (si mentorë, drejtorë të shkollave, mësimdhënës dhe të rinj), partnerë të projektit dhe personat tjerë relevantë të projektit;
– Menaxhimin e pjesëmarrësve në kuadër të aktiviteteve të projekteve – duke përfshirë trajnime, konferenca, vizita studimore, kampe verore.
– Kujdeset për krijimin, publikimin dhe shtypjen e materialeve promovuese.
– Asistim në hulumtime që ndërlidhen me projektet e organizatës.
– Është i/e gatshëm të punoj në terren.
– Kryen detyra të tjera, në përputhje me rolin, të caktuar nga mbikëqyrësi/ja.
KUALIFIKIMET
– Përvojë të mëparshme në projektet e TOKAs;
– Student/e në shkenca sociale ose i/e diplomuar në shkenca sociale;
– Njohuri të mira kompjuterike, sidomos në programet e Microsoft Office dhe Google Drive;
– Aftësi të shkëlqyeshme të komunikimit në të folur dhe në të shkruar, në gjuhën shqipe dhe angleze;
– Aftësi të shkëlqyeshme organizimi dhe planifikimi;
– Aftësi për të punuar nën presion, në afate të shkurta kohore dhe i/e adaptueshëm në ndryshimin e prioriteteve;
– Gatishmëria për të punuar në mënyrë efektive si në mënyrë të pavarur ashtu dhe në një mjedis ekipor;
– Bashkëpunues/e me një qëndrim pozitiv, entuziazëm, profesionalizëm dhe etikë të lartë pune;
– Leja e vozitjes është e preferuar.
APLIKO
Aplikantët e kualifikuar inkurajohen ta plotësojnë formularin në këtë link duke bashkëngjitur CV-në dhe Letrën e Motivimit (në gjuhën shqipe apo angleze).
Afati i fundit për aplikime: E mërkurë, 3 prill 2024 deri në orën 17:00.
Ju lutem, vini re se vetëm kandidatët e përzgjedhur në listën e ngushtë do të kontaktohen nga TOKA.
Këto janë zhvillimet më të fundit nga programet dhe aktivitetet tona.