Klubet e Super-Vullnetarëve të shtrira në pothuajse të gjithë Kosovën bëjnë bashkë të rinjtë më punëtorë e ambiciozë, që kohën dhe vullnetin e tyre e dedikojnë për të mirën e komunitetit. Këtë së fundmi na e vërtetuan Klubi “Battalion of Volunteers” në Skënderaj.
Vullnetarët e zellshëm Abedin Rexha, Rinesa Kajtazi, Getoar Haliti, Mara Derguti, Filloreta Rrustemi, Agnesa Seferi, Rumejsa Geci, Sumeja Geci, Artesa Geci dhe Lorisa Loshi, punuan shumë për të mbledhur fonde duke organizuar panaire të ushqimit dhe bashkëpunime me biznese lokale. E gjithë kjo për të realizuar ëndrrën e tyre – të kenë në shkollën e tyre një biblotekë të pasur me libra për të gjithë dhe një hapësirë të qetë për të lexuar e mësuar.
Përmes mbështetjes nga bizneset lokale në Skënderaj dhe Drejtorisë Komunale të Arsimit Super-Vullnetarët ja dolën! Bizneset dhe DKA-të ndihmuan Super-Vullnetarët të kompletojnë hapësirën e biblotekës me karrige, tavolina, kokërrshilte dhe qindra libra të cilat do të shfrytëzohen nga nxënës të panumërt të kësaj shkolle ndër gjenerata.
Ne vlerësojmë tej mase të gjithë punën dhe kontributin. Po marrim pak kohë t’i falenderojmë partnerët më të mirë të Super-Vullnetarëve tanë:
Gjithashtu i çmojmë dhe përgëzojmë punën e nxenësve dhe arsimtareve të artit të Shkollës “Hamëz Jashari“, që i japën kësaj hapësire një hijeshi me pikturat e tyre.
Sigurisht që falenderimi më i veçantë shkon për Sala Berishën dhe Drenika Ahmetin, dy lidere të mrekullueshme që kanë udhëhequr e drejtuar të rinjtë e këtij Klubi të Super-Vullnetarëve.
Kjo histori suksesi na tregon se sa të fuqishëm jemi dhe sa shumë arrijmë kur bëjmë bashkë forcat tona në të mirë të komunitetit.
Këto janë zhvillimet më të fundit nga programet dhe aktivitetet tona.