Si pjesë e rrjetit të organizatave evropiane SAME, TOKA prezanton Ditën e Solidaritetit për herë të parë në Kosovë.
Në kuadër të kësaj dite, e cila planifikohet të mbahet vitin tjetër, po shpallim thirrjen e hapur për të gjithë të rinjtë e të rejat që dëshirojnë të jenë pjesë e kësaj iniciative dhe të bëjnë ndryshim në komunitet!
Apliko tani për të qenë pjesë e Akademisë së Liderëve të Rinj dhe trajnohu në shkathtësi të avansuara të lidershipit!
Kush mund të aplikojë?
✔️Të rinj e të reja që i takojnë grup moshës 16-24 vjeçare;
✔️Të rinj e të reja nga të gjitha komunat e Kosovës;
✔️Të gjithë ata që kanë përvojë të paktën 1 vjeçare në lidership apo punë me të rinj;
✔️Të gjithë ata që janë apo nuk janë pjesë e programeve të TOKAs;
✔️Të gjithë ata që janë entuziastë për të sjell ndryshime pozitive në komunitet.
Si mund të aplikoni?
Apliko tani duke e plotësuar formën në këtë link deri me 12 tetor 2022.
Çfarë do të ndodhë më pas?
Të gjithë aplikantët e pranuar, do të ftohen për të marrë pjesë në një Trajnim Nismëtar që do të mbahet në datat 31 tetor-5 nëntor. Pjesëmarrja në këtë Trajnim është kusht për të planifikuar dhe organizuar Ditën e Solidaritetit.
Për informata shtesë, kontaktoni në +383 38 704 560, në [email protected] apo [email protected].
Akademia e Liderëve të Rinj është pjesë e aktiviteteve ambientaliste, të financuara nga Agjencia Suedeze për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ndërkombëtar (SIDA), përmes Programit të saj “Human Rightivism”, dhe implementohet nga CDF dhe TOKA.
Këto janë zhvillimet më të fundit nga programet dhe aktivitetet tona.