Vera nuk ka ndryshe si me fillu, pa kampet plot energji, entuziazëm e përvoja të reja me TOKA!
Që nga viti 2015, TOKA realizon kampe verore për të edukuar rininë kosovare. Edhe sivjet si çdo vit tjetër, TOKA po organizon kampet verore për të gjithë të rinjtë e të rejat e Kosovës – e më gjerë. Kampet janë eksperiencë edukative të cilat synojnë që përmes përvojave të reja dhe aktivizimit qytetar të ndihmojnë në zhvillimin e liderëve të rinjë.
Deri tani TOKA ka organizuar mbi 50 kampe duke përfshirë mbi 1,000 pjesëmarrës nga Kosova, rajoni, Evropa, SHBA – madje edhe Zelanda e Re!
Për verën 2022, janë planifikuar katër kampe të ndryshme:
– Kampi “Youth Think Green” me 22 – 25 qershor (Fier, Shqipëri),
– Kampi i Aktivizmit me 02 – 07 korrik (Novobërd, Kosovë),
– Kampi Ndërkombëtar me 17 – 23 korrik (Kosovë) – Apliko këtu!
– Kampi “Unë dhe Natyra” me 10 – 15 gusht (Kosovë)
Kampi i parë për këtë vit, Kampi “Youth Think Green” ka për qëllim të na bëjë një me natyrën duke na mësuar më shumë për aktivizmin mjedisor dhe duke na bashkuar me të përmes lojërave argëtuese dhe sportit në plazhin e bukur të Shqipërisë. Pjesëmarrësit do të kenë mundësi të përjetojnë fjetjen në qiellin e hapur dhe shoqërimin me të rinjë nga Kosova dhe Shqipëria. Kampi i dedikohet të rinjëve të moshës 18-19 vjeçare, që kanë qenë pjesë e Klubeve të Super-Vullnetarëve, Super-Qytetarëve Aktiv dhe Klubeve të Debatit. (Aplikimi për këtë kamp është mbyllur)
I dyti me radhë, është Kampi i Aktivizmit, që ka për qëllim zhvillimin e aftësive të lidershipit, bashkëpunimit, komunikimit dhe do të mbahet në ambientet fantastike të Lura Agroturizëm, Komuna e Novobërdës. Ky Kamp është i hapur për çdo te ri e të re nga mosha 14-16 vjeçare. (Aplikimi për këtë kamp është mbyllur)
Kampi i radhës, Kampi Ndërkombëtar, rikthehet si një ndër kampet më të dashura! Ky kamp do të mbledhë për 7 ditë, 40 pjesëmarrës nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe Amerika Veriore, të cilët do të kenë mundësi të bashkojnë përvojat e tyre duke shijuar bukuritë natyrore të Kosovës e duke zhvilluar aftësi të ndryshme. Ky Kamp do të mbahet në gjuhën angleze në një lokacion në Kosovë që do të konfirmohet së shpejti, për pjesëmarrësit 16-17 vjeç. Apliko këtu!
E krejt në fund, verën e përmbyllim me një tjetër kamp shumë për zemër për të gjithë, Kampi, “Unë dhe Natyra”, i cili do të mbledhë 50 pjesërmarrës nga Kosova, ku kampistët do të mësojnë për veten duke e shijuar natyrën. Ky Kamp është i hapur për çdo te ri e të re nga mosha 15-17 vjeçare dhe do të mbahet në një lokacion në Kosovë që do të konfirmohet së shpejti. Aplikimi për këtë kamp hapet me 15 korrik.
Na ndiqni në Facebook, Instagram, apo Twitter për të marr lajmin kur hapet aplikacioni për kampin tënd të preferuar!
Për pyetjet e shpeshta lidhur me kampet, klikoni këtu.
Për pyetje apo informata shtesë, ju lutem kontaktoni [email protected] apo na shkruani në faqet tona në Facebook, Instagram, apo Twitter.
Kampet e TOKAs mbështeten nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë, përmes Instrumentit Evropian për Demokraci dhe të Drejtat e Njeriut – EIDHR; nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF) ‘EJA Kosovë’ – bashkëfinancuar nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC), Suedia dhe Qeveria e Dukatit të Madh të Luksemburgut, si dhe nga organizata zvicerane Solidar Suisse.
Këto janë zhvillimet më të fundit nga programet dhe aktivitetet tona.