Programi i Vullnetarizmit Edukativ është metodologji e të mësuarit përmes përvojës dhe shërbimit. Ky program u ofron të rinjve zhvillimin e vlerave dhe shkathtësive të reja si: mendimin kritik, komunikimin, zgjidhjen e problemeve, shkathtësitë sociale, marrjen e vendimeve, lidershipin dhe ngritë vetëbesimin e vetëdijen për qytetarinë aktive. Programi i Vullnetarizmit Edukativ funksionon përmes hapjes së Klubeve Super Vullnetare në të gjitha komunat e Kosovës, të cilat bëjnë bashkë mësimdhënësit, mentorët, të rinjtë dhe komunitetin.
TOKA ka implementuar programin e Vullnetarizmit Edukativ qe 5 vite dhe deri më tash në këtë program janë bërë mbi 150 Super Arsimtarë dhe Super Mentorë, janë formuar 81 klube të Super Vullnetarëve, janë përfshirë mbi 2,500 të rinjë të moshës 12-17 vjeç dhe janë implementuar mbi 200 projekte në të mirë të komunitetit.
Programi i Vullnetarizmit Edukativ targeton dy kategori kryesore: Super Arsimtarët dhe Super Mentorët!
Cilat janë kushtet për t’u bërë SUPER arsimtar/ë?
– Të jeni mësimdhënës/e e shkolllës fillore apo të mesme të klasave 6-12;
– Të jeni mësimdhënës/e e shkollës publike apo private;
– Të gjeni një koleg/e që dëshiron të bëhet pjesë e programit. Aplikmi duhet të bëhet ndaras edhe nga ju dhe nga kolegu/ia juaj duke përmendur në formë të aplikimit emrin e njëri tjetrit;
– Të keni motiv dhe entuziazëm për të ofruar përvojë atraktive për nxënësit e tuaj;
– Të jeni të hapur në përforcimin e metodave të reja dhe moderne të mësimdhënies;
– Të keni vullnet për të zbatuar projekte që e përmirësojnë shkollën ose lagjen afër shkollës suaj;
– Të merrni pjesë në trajnimin 6 ditor të Vullnetarizmit Edukativ që mbahet gjatë muajit gusht;
– Të udhëheqni një klub prej 15-25 vetash, me të rinj të moshës 12-17 vjeç.
Cilat janë kushtet për t`u bërë SUPER mentor/ë?
– Të keni 17 vjet dhe të jeni Super Vullnetarë ose Super Qytetarë, aktiv ose që keni qenë pjesë e klubeve te TOKAs gjatë viteve të kaluara;
– Të gjeni një shok/shoqe që dëshiron të bëhet pjesë e programit. Aplikimi duhet të bëhet ndaras edhe nga ju dhe nga shoku/shoqja juaj duke përmendur në formë të aplikimit emrin e njëri tjetrit;
– Të jeni student i fakultetit të edukimit ose të psikologjisë;
– Të gjeni edhe një koleg/e nga i njëjti departament që dëshiron të bëhet pjesë e programit. Aplikimi duhet të bëhet ndaras edhe nga ju edhe nga kolegu/ia duke përmendur në formë të aplikimit emrin e njëri tjetrit;
– Të keni vullnet të punoni me të rinjë, kontribuoni dhe të përmirësoni komunitetin tuaj;
– Të keni vullnet të përfitoni shkathtësi të reja në punën me të rinjë, në menaxhimin e projekteve dhe teknika të fascilitimit;
– Të merrni pjesë në trajnimin 6 ditor të Vullnetarizmit Edukativ që mbahet gjatë muajit gusht;
– Të udhëheqni një klub prej 15-25 vetash, me të rinj të moshës 12-17 vjeç.
Deri kur mund të aplikoj?
Afati për aplikim është deri më 22 maj 2022.
Ku mund të aplikoj?
Nëse edhe ti dëshiron të jesh pjesë e rrjetit më të madh të arsimtarëve dhe mentorëve në vend, apliko në linkun përkatës, varësisht profilit tënd:
Për Super Arsimtar/e, klikoni këtu.
Për Super Mentor/e, klikoni këtu.
Të gjithë aplikantët që e kanë kaluar fazën e aplikimit do të njoftohen përmes email-it gjatë muajit qershor!
Ky projekt mbështetet nga Zyra e Bashkimit Europian në Kosovë, përmes Institutit Evropian për Demokraci dhe të Drejtat e Njeriut – EIDHR.
Këto janë zhvillimet më të fundit nga programet dhe aktivitetet tona.