Zyrtar i/e Financave dhe Administratës

April 24, 2022

Afati i fundit për aplikime: E Hene, 09 Maj 2022, në orën 23:59.

Titulli I punës:  Zyrtar i/e Financave dhe Administratës 
Orari:  Full-time
Orari I punës:  09:00 – 17:00 (12-1 Pauza e Drekes) | E Hene – E Premte
Lokacioni: Prishtinë (Tek Qafa), Kosove

Kandidatët/et e suksesshëm/me duhet të posedojnë:

  • Njohuri mbi financat, kontabilitetin, buxhetimin dhe parimet e kontrollit;
  • Së paku në vitin e fundit të studimeve ose Diploma Bachelor në Ekonomi apo fusha të ngjajshme ose ndonjë certifikim nga SCAAK apo institucione tjera të ngjajshme;
  • Përvojë në menaxhimin e financave të projekteve të financuara nga donatorët ndërkombëtarë, preferohet;
  • Aftësi të shkëlqyeshme në përdorimin e Excel dhe QuickBooks (preferohet);
  • Njohuri dhe përvojë me kornizën relevante ligjore të Kosovës, praktikat më të mira të kontabilitetit dhe procedurat e prokurimit;
  • Vëmendje të shkëlqyeshme për detaje;
  • Shkathtësi të organizimit;
  • Aftësi ndër-personale dhe shkathtësi të bashkëpunoj mirë me ekipin;
  • Ndershmëri, durim dhe aftësi për tu adaptuar lehtë;
  • Aftësi të punojë dhe të zgjidhë probleme i/e pavarur;

Detyrat dhe përgjegjësitë:

  • Mban kontabilitetin pas rregullave dhe politikave të TOKA-s
  • Mban regjistrin e pagesave për të gjitha faturat e marra. Regjistron transaksione financiare në sistemin e kontabilitetit / QuickBooks
  • Asiston Zyrtarin e Financave ne realizimin e operacioneve  të përditshme financiare dhe administrative, për të mbështetur zbatimin efikas të Projekteve si dhe për të siguruar mbështetje për stafin e projektit;
  • Kryen detyra administrative (Menaxhimi i Zyrës, Pajisjet e Zyrës) për t’u siguruar që organizata i ka të gjitha materialet e nevojshme, korrespondencën, regjistrimet, mirembani dokumentacionin financiar dhe administrativ
  • Monitoron shpenzimet dhe se kostot janë të pranueshme dhe përputhen me kërkesën e donatorit, siç përshkruhet në marrëveshjen e e granteve të projekteve.
  • Përgatite draftet e raporteve të rregullta financiare të projektit si për donator (në përputhje me kërkesat e donatorëve) ashtu edhe për TOKA (në përputhje me standardet e brendshme organizative) si dhe asiston ne kontrollimin e raporteve financiare;
  • Përgatit kërkesat për oferta për nevoja të prokurimit tek furnitorët në përputhje me rregullat e brendshme të TOKA-s;
  • Mbështetë procesin e prokurimit në përputhje me udhëzimet e brendshme dhe te donatoreve;
  • Përgatit dhe bën pagesa për shpenzimet e projekteve, përfshirë pagat e personelit, në përputhje me legjislacionin vendor dhe kërkesat e donatorëve;
  • Ndjek dhe zbaton politikat standarde të organizatës dhe legjislacionin lokal.
  • Siguron që të dhënat dhe dokumentet zyrtare janë mbajtur në përputhje me rregullat, dhe që dokumentet dhe zbatimi i projektit janë në harmoni me rregullat dhe udhëzimet e BE-së, legjislacionin e Kosovës dhe praktikat më të mira ndërkombëtare;
  • Merr pjesë në takime të organizates dhe punëtorive dhe aktiviteteve të tjera sipas kërkesës;
  • Merr pjesë dhe mbështetë proceset e auditimit financiar;
  • Menaxhon Petty Cash-in e organizatës
  • Ndihmon në përgatitjen e kontratave vjetore, kontratave të shërbimeve si dhe kontrollimin e TimeSheets te stafit;
  • Kryen çdo detyrë tjetër që mund të kërkohet në mënyrë që të qe sigurohet funksionimi normal i organizatës;

Aplikimi:

Aplikantët e kualifikuar inkurajohen ta dërgojne CV-në dhe letrën e tyre të motivimit (në gjuhen shqipe apo angleze) duke aplikuar ne kete adrese: https://www.apliko.toka-ks.org/form-view/49

Afati i fundit për aplikime: E Hene, 09 Maj 2022, në orën 23:59.

Ju lutemi vini re se vetëm kandidatët e përzgjedhur në listë do të kontaktohen.

Share:

The latest

These are the latest developments from our programs and activities.

SOLIDARITY ACTION DAY – Partnership Opportunity for Businesses

Read More

Buckle up for the International Adventure Camp – Apply now!

Read More

The Super-Volunteers mobilize the entire community in Ferizaj!

Read More

Super-Volunteers Establish a Library at Hamëz Jashari School in Skënderaj!

Read More

Volunteering in Schools – Kamenica and Skënderaj are the first municipa...

Read More

Transformative Impact: Achievements and successes in the HEARMI project!

Read More

The “Youth for Podujeva” project ends with extraordinary success!

Read More
View All