April 24, 2022
Afati i fundit për aplikime: E Hene, 09 Maj 2022, në orën 23:59.
Titulli I punës: Zyrtar i/e Financave dhe Administratës
Orari: Full-time
Orari I punës: 09:00 – 17:00 (12-1 Pauza e Drekes) | E Hene – E Premte
Lokacioni: Prishtinë (Tek Qafa), Kosove
Kandidatët/et e suksesshëm/me duhet të posedojnë:
- Njohuri mbi financat, kontabilitetin, buxhetimin dhe parimet e kontrollit;
- Së paku në vitin e fundit të studimeve ose Diploma Bachelor në Ekonomi apo fusha të ngjajshme ose ndonjë certifikim nga SCAAK apo institucione tjera të ngjajshme;
- Përvojë në menaxhimin e financave të projekteve të financuara nga donatorët ndërkombëtarë, preferohet;
- Aftësi të shkëlqyeshme në përdorimin e Excel dhe QuickBooks (preferohet);
- Njohuri dhe përvojë me kornizën relevante ligjore të Kosovës, praktikat më të mira të kontabilitetit dhe procedurat e prokurimit;
- Vëmendje të shkëlqyeshme për detaje;
- Shkathtësi të organizimit;
- Aftësi ndër-personale dhe shkathtësi të bashkëpunoj mirë me ekipin;
- Ndershmëri, durim dhe aftësi për tu adaptuar lehtë;
- Aftësi të punojë dhe të zgjidhë probleme i/e pavarur;
Detyrat dhe përgjegjësitë:
- Mban kontabilitetin pas rregullave dhe politikave të TOKA-s
- Mban regjistrin e pagesave për të gjitha faturat e marra. Regjistron transaksione financiare në sistemin e kontabilitetit / QuickBooks
- Asiston Zyrtarin e Financave ne realizimin e operacioneve të përditshme financiare dhe administrative, për të mbështetur zbatimin efikas të Projekteve si dhe për të siguruar mbështetje për stafin e projektit;
- Kryen detyra administrative (Menaxhimi i Zyrës, Pajisjet e Zyrës) për t’u siguruar që organizata i ka të gjitha materialet e nevojshme, korrespondencën, regjistrimet, mirembani dokumentacionin financiar dhe administrativ
- Monitoron shpenzimet dhe se kostot janë të pranueshme dhe përputhen me kërkesën e donatorit, siç përshkruhet në marrëveshjen e e granteve të projekteve.
- Përgatite draftet e raporteve të rregullta financiare të projektit si për donator (në përputhje me kërkesat e donatorëve) ashtu edhe për TOKA (në përputhje me standardet e brendshme organizative) si dhe asiston ne kontrollimin e raporteve financiare;
- Përgatit kërkesat për oferta për nevoja të prokurimit tek furnitorët në përputhje me rregullat e brendshme të TOKA-s;
- Mbështetë procesin e prokurimit në përputhje me udhëzimet e brendshme dhe te donatoreve;
- Përgatit dhe bën pagesa për shpenzimet e projekteve, përfshirë pagat e personelit, në përputhje me legjislacionin vendor dhe kërkesat e donatorëve;
- Ndjek dhe zbaton politikat standarde të organizatës dhe legjislacionin lokal.
- Siguron që të dhënat dhe dokumentet zyrtare janë mbajtur në përputhje me rregullat, dhe që dokumentet dhe zbatimi i projektit janë në harmoni me rregullat dhe udhëzimet e BE-së, legjislacionin e Kosovës dhe praktikat më të mira ndërkombëtare;
- Merr pjesë në takime të organizates dhe punëtorive dhe aktiviteteve të tjera sipas kërkesës;
- Merr pjesë dhe mbështetë proceset e auditimit financiar;
- Menaxhon Petty Cash-in e organizatës
- Ndihmon në përgatitjen e kontratave vjetore, kontratave të shërbimeve si dhe kontrollimin e TimeSheets te stafit;
- Kryen çdo detyrë tjetër që mund të kërkohet në mënyrë që të qe sigurohet funksionimi normal i organizatës;
Aplikimi:
Aplikantët e kualifikuar inkurajohen ta dërgojne CV-në dhe letrën e tyre të motivimit (në gjuhen shqipe apo angleze) duke aplikuar ne kete adrese: https://www.apliko.toka-ks.org/form-view/49
Afati i fundit për aplikime: E Hene, 09 Maj 2022, në orën 23:59.
Ju lutemi vini re se vetëm kandidatët e përzgjedhur në listë do të kontaktohen.