Kampi “TOKA jonë”

A je gati për t’u bashkuar me kampin TOKA Jonë dhe për të krijuar kujtime të paharrueshme përtej kufijve?

Nëse je e re, i ri nga diaspora dhe Kosova dhe dëshiron verën ta kalosh në një aventurë të re, je kurioz për të mësuar më shumë për kulturën, të krijoni shoqëri të re, të vizitoni vende të bukura kulturore, kampi TOKA Jonë është ajo që ti po kërkon.

Kampi TOKA Jonë është kamp 6 ditor i cili bashkon 40 të rinj nga diaspora dhe Kosova, për të përqafuar kulturën, dhe për të kaluar një aventurë të paharruar në Kosovën e bukur!

Datat e kampit: 4–9 gusht, 2023;
Lokacioni: Kampusi Loyola, Prizren, Kosovë.
Mosha: 14-16 vjet;
Gjuha e kampit: Shqip

Kamp për të rinj dhe të rejat nga diaspora dhe Kosova.

Për të marrë pjesë në kamp APLIKO KËTU duke plotësuar formën e aplikimit deri me 30 korrik 2023, 23:59!

Që ti të kalosh një javë duke u argëtuar, mësuar më shumë për kulturën , ne kemi bërë një përzgjedhje sfiduese dhe të larmishme të aktiviteteve si:

– Aktivitete kulturore;
– Vizitë në qytetin e bukur të Prizrenit;
– Pjesëmarrje në festivalin Dokufest;
– Të vallëzosh dhe këndosh nën tingujt e bukur të muzikës rrethuar me shoqëri të re.

Nëse mendon që ky kamp është për ty, atëhere bashkoju grupit prej 40 pjesëmarrësve dhe edukatorëve me eksperiencë plot.

Për pyetjet e shpeshta lidhur me kampet, kliko këtu.

Për pyetje apo informata shtesë, ju lutem kontaktoni camps@toka-ks.org, në numrin e telefonit +383 49 569 800 (WhatsApp/Viber) apo na shkruani në faqet tona në Facebook apo Instagram

Kampi TOKA JONE mbështetet nga Ministria E Punëve të Jashtme dhe Diasporës, KCSF EJA Kosovë’ – bashkëfinancuar nga Embassy of Sweden in Pristina  Agjencia Suedeze për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ndërkombëtar (SIDA), Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC), dhe Qeveria e Dukatit të Madh të Luksemburgut.

Të fundit

Këto janë zhvillimet më të fundit nga programet dhe aktivitetet tona.

Projekti ‘’Më Shumë Edukim në Karrierë – Orientim më i mirë në Karrierë...

Lexo më shumë

Lokacioni i Kampeve Verore

Lexo më shumë

Kampet verore rikthen – Aplikoni tani!

Lexo më shumë

*MBYLLUR* – Pozitë e Hapur: Apliko për Asistent/e i/e Projektit

Lexo më shumë

Super-Vullnetarët mobilizojnë të gjithë komunitetin në Ferizaj!

Lexo më shumë

Super-Vullnetarët e Bënë Shkollën “Hamëz Jashari” në Skënderaj me...

Lexo më shumë
Shiko te gjitha