Klubet e Super-Vullnetarëve – Vendi i qytetarizmit aktiv!

22 Nëntor, 2022

Tani në vitin e 5-të, thirrja për tu bërë pjesë e Klubeve të Super-Vullnetarëve të organizatës TOKA, ka pranuar aplikime te shumta nga vajza dhe djem, nga anembanë Kosova. Përgjatë 9 muajve në Klubet Super-Vullnetare, këta të rinjë – nëpërmjet aktiviteteve edukative në klube – zhvillojnë shkathtësitë e tyre, shoqërohen me njëri-tjetrin, dhe njëkohësisht përgatiten që të intervenojnë për të zgjidhur një problem praktik që ata/ato vet e identifikojnë në vendbanimin e tyre. Deri më tani, Klubet Super-Vullnetare kanë krijuar mbi 5,000 vullnetarë të cilët kanë kryer mbi 200 projekte komunitare dhe intervenime në vendbanimet apo shkollat e tyre, që si rezultat, kanë përmirësuar jetën për mbi 25,000 qytetarë të Kosovës.

Klubet e Super-Vullnetarëve, qëllimin kryesor e kanë që nëpermjet programit të “Vullnetarizmit Edukativ”, të mësojne dhe përgatisin vajzat e djemt (kryesisht nga vendet rurale) që të zhvillohen në qytetarë aktiv, të cilët përdorin njohurinë dhe vullnetin e tyre për të përmirësuar vendbanimin apo shkollat e tyre.

Klubet Super-Vullnetare zakonisht udhëeheqen nga arsimtarë, studentë të psikologjisë ose edukimit, dhe Super-Vullnetarë ose Super-Qytetarë mbi moshën 17 vjeçare. Ata brenda 9 muajve përgatiten, organizohen dhe punojnë në përmirësime të ndryshme si: ngjyrosja e bankave shkollore, pastrimi dhe mirëmbajtja e parkut të qytetit, krijimi i hapësirave të leximit në shkolla, kampanja për shëndetin mendor, ndërtimi i karrigave, ngritja e fondeve për kauza të rëndësishme dhe plot aktivitete të ndryshme. Financimi i aktiviteteve të Klubeve Super-Vullnetare bëhet nga Organizata “TOKA”, dhe shpeshherë klubet bashkëpunojnë dhe gjejnë ndihmë në resurse humane dhe financiare nga prindër, shkolla dhe biznese të ndryshme. Numri i komunave që dëshirojnë të kenë Klube Super-Vullnetare të organizatës “TOKA” vazhdon të rritet për çdo vit dhe tani mbi 50% të komunave të Kosovës kanë Klube Super-Vullnetare.

“Klubet vullnetare më kanë rritë, mentalisht, dhe më kanë bërë më shumë të vëmendshëm për problemet që i kemi dhe mënyrat se si mundemi ne, si grup, që të bëjmë diçka – çkado – në mënyrë që të zgjidhim këto probleme. Kaniherë zgjidhjet janë shumë të thjeshta, por vetëm duhet vullnet, komunikim, bashkim. Eh, Klubet janë vende ku të gjitha këto ndodhin” – shprehet një prej Super-Vullnetarëve, derisa vazhdon të rregullojë oborrin e shkollës së vet.

“Për ne si organizatë, të shohësh vullnetin, energjinë, dëshirën e të rinjëve që dëshirojnë të përmirësojnë vendin ku jetojnë, që t’i ndihmojnë të tjerëve, është ajo çka na shtyen përpara” – shprehet Hatixhe Zeka, udhëheqëse e programit te “Vullnetarizmit Edukativ” në Organizatën “TOKA”.

Programi i Vullnetarizmit Edukativ i organizatës “TOKA” ka për qëllim që të përfshijë rininë kosovare në punë vullnetare, ku njëkohësisht, ata/ato do të përvetësojnë njohuri, vlera dhe aftësi të reja si mendimi kritik, komunikimi, zgjidhja e problemeve, aftësitë sociale, vendimmarrja, lidershipi dhe rritja e vetëbesimit dhe ndërgjegjësimit për qytetari aktive.

Share:

Të fundit

Këto janë zhvillimet më të fundit nga programet dhe aktivitetet tona.

Pozitë e Hapur: Apliko për Asistent/e i/e Projektit

Lexo më shumë

Super-Vullnetarët mobilizojnë të gjithë komunitetin në Ferizaj!

Lexo më shumë

Super-Vullnetarët e Bënë Shkollën “Hamëz Jashari” në Skënderaj me...

Lexo më shumë

Vullnetarizmi në Shkolla – Kamenica dhe Skënderaj u bënë Solidare!

Lexo më shumë

Ndikimi Transformues: Arritjet dhe sukseset në projektin HEARMI

Lexo më shumë

Raporti i Katar Index Kosova na tregon për Ndikimin dhe Mundësitë e Programev...

Lexo më shumë
Shiko te gjitha