Akreditohemi me “Quality Label”

11 Maj, 2022

Jemi vlerësuar me “Etiketën e Cilësisë” si Organizatë Pritëse dhe Mbështetëse në kuadër të Korpusit Evropian të Solidaritetit (ESC). Ky akreditim do t’u mundësojë të rinjve në Programet tona të aplikojnë dhe të udhëtojnë në vende të BE-së, për të punuar në projekte vullnetare, me një organizatë partnere.

Procesi i akreditimit kërkon që të plotësohen një sërë kushtesh që një organizatë të marrë akreditimin. Dhe ne jemi të lumtur të marrim vlerësime për “Motivimi juaj për të marrë pjesë në ESC është i qartë, korrespondon me nevojat e komunitetit dhe si i tillë ka një dimension të fortë solidar.”

Vazhdo të shikosh këtë hapësirë pasi shumë shpejt do të postojmë mundësi për vullnetarizëm në Shkëmbimet Ndërkombëtare.

European Solidarity Corps (ESC) është programi i ri vullnetar i Evropës i financuar nga BE-ja për të gjithë banorët rezident të BE-së dhe vendeve tjera, të moshës 18-30 vjeç.

Share:

Të fundit

Këto janë zhvillimet më të fundit nga programet dhe aktivitetet tona.

Ri-hapet thirrja për t’u bërë pjesë e Akademisë së Liderëve të Rinj Lexo më shumë

DITA E SOLIDARITETIT – Mundësi bashkëpunimi me Bizneset

Lexo më shumë

Mësimdhënie e avancuar për mësimdhënësit e Prishtinës

Lexo më shumë

Mësimëdhënësit janë gati të ndryshojnë klasën

Lexo më shumë

Sfida të reja për debatuesit e rinj

Lexo më shumë

Fëmijët mësojnë përmes përvojës

Lexo më shumë
Shiko te gjitha