AMBASADORI NORVEGJEZ TAKON SUPER-VULLNETARËT!

10 Prill, 2019

Kampet e organizatës TOKA janë përplot aktivitete ku të rinjtë zhvillojnë shkathtësi të reja, kontribuojnë për komunitet por edhe takojnë miq të rinjë.

Gjatë kampit të Super-Vullnetarëve, Ambasadori i Norvegjisë në Kosovë, z. Per Strand Sjaastad vizitoi kampistët për të parë projektet e tyre vullnetare që i kanë realizuar për të përmirësuar Qendrën Rekreative të Gërmisë.

Gjatë kafes së mëngjesit Ambasadori bisedoi me Super-Vullnetarët edhe për mundësitë dhe sfidat gjatë përzgjedhjes së profesionit. Ai ndau me ta rrugëtimin e tij se si është bërë Ambasador dhe përmendi sa e rëndësishme është që të jesh modest dhe të bësh punën me zell.

Ne dhe të gjithë Super-Vullnetarët i jemi shumë mirënjohës Ambasadorit për vlerësimin e madh që ka për punën vullnetare.

Share:

Të fundit

Këto janë zhvillimet më të fundit nga programet dhe aktivitetet tona.

Ri-hapet thirrja për t’u bërë pjesë e Akademisë së Liderëve të Rinj Lexo më shumë

DITA E SOLIDARITETIT – Mundësi bashkëpunimi me Bizneset

Lexo më shumë

Mësimdhënie e avancuar për mësimdhënësit e Prishtinës

Lexo më shumë

Mësimëdhënësit janë gati të ndryshojnë klasën

Lexo më shumë

Sfida të reja për debatuesit e rinj

Lexo më shumë

Fëmijët mësojnë përmes përvojës

Lexo më shumë
Shiko te gjitha