Ky Program ofron mundësi të bëheni pjesë e një trajnimi rajonal dhe të kryeni punë praktike me punëdhënës prestigjioz. Ky program trajnues është FALAS! Hapësirat do të jepen në baza “first-come-first-serve”, kështu që nxitoni APLIKONI!
Kush mund të aplikoj?
Për të aplikuar personat e interesuar duhet të përmbushin këto kritere:
-Duhet të jenë mes moshës 17-30 vjeçare
-Të kenë kryer së paku shkollën e mesme të ulët, dhe më së shumti nivelin Baçelor të studimeve
-Të kenë njohuri të nivelit B1 ose B2 të gjuhës angleze
-Të kenë njohuri bazike teknologjike
-Përparësi do të kenë të rinjët që janë të disavantazhuar për shkak të rrethanave socio-ekonomike, gjinore, etnike, gjeografike, etj.
Pjesëmarrësit do të kenë mundësinë të zhvillojnë aftësi të buta dhe teknike të domosdoshme për punë në të ardhmen në sektorin e Teknologjisë së Informimit (ICT), përmes pjesëmarrjes në kurse të transferueshme, digjitale dhe të këshillimit në karrierë. Programi trajnues është në gjuhën shqipe dhe angleze, fillon me 15 nëntor 2021 dhe zgjatë 6 muaj.
1.Në kursin e Aftësive të Transferueshme ju do të zhvilloni aftësi të komunikimit, bashkëpunimit dhe zgjidhjes së problemeve, të folurit publik dhe zgjidhjes së konflikteve. Ky kurs ka 3 module ku secili zgjatë katër ditë- dy ditë në Prishtinë dhe një në Bosnje dhe Hercegovinë. Ky program do të implementohet nga TOKA dhe partnerët tonë rajonal.
2.Kursi i Aftësive Digjitale është i drejtuar për të rinjët që kanë njohuri bazike në IT, me qëllim të fitimit të kompetencave digjitale në Web Development, sëbashku me aftësi të buta dhe të ndërmarrësisë do të ketë edhe praktikë që do tju mundësoj të performojnë mirë në punë në sektorin e IT-s me nivele më të mëdha të kompleksivitetit.
Ky kurs do të implementohet nga Bonevet Kaçanik në hapësira të Bonevet Prishtina dhe pjesëmarrësit do të kenë munësinë të marrin pjesë në mësim direkt çdo javë, dhe të marrin mentorim dhe praktikë. Modulet e kursit janë:
A.Microsoft Office Suite Review,
B.Intro to Web Design,
C.Frontend Development, dhe
D.Development Theory
3. Kursi i Këshillimit në Karrierë do tju ndihmojë të përgaditeni dhe të aplikoni për pozita të hapura të punës. Modulet e kursit janë:
A.Identifikimi i kapaciteteve personale, interesave dhe atësive të marrjes së vendimeve në lidhje me karrierën,
B.Shkrimi i CV-s dhe Letrave Motivuese
C.Prezentimi para punëdhënësve
Kursi do të implementohet nga Organizata Rinore Hareja Vushtrri (ORH), dhe do të mbahet në Prishtinë.
4.Programi do të finalizohet me Ditën e Shfaqjes Nacionale, ku punëdhënësit potencial do të kenë mundësinë të takojnë pjesëmarrësit e Programit, dhe t’ju ofrojnë punë praktike në kompanitë e tyre.
Një mundësi bonus!
Pas përfundimit të 3 kurseve më lartë, pjesëmarrësit do të mund të aplikojnë për Kursin e Ndërmarrësisë, i cili do tju mësoj të rinjët se si të nisni biznesin tuaj si dhe si të organizoni, planfikoni dhe të menaxhoni bugjetin e bizneseve afatgjata. Ky kurs fillon në maj tl vitit 2022 deri në prill të vitit 2023, dhe do tju ofrohet 20 të rinjëve më të motivuar që kanë kompletuar Kurset e Nivelit B.
Modulet e këtij kursi janë:
1.Hyrje në Ndërmarrësi
2.Financa dhe Bugjeti,
3.Legaliteti, dhe
4.Mentorimi i hulumtimit të marketit dhe faza e planfikimit të zhvillimit të biznesit.
Ky kurs do të implementohet nga Kosovar Youth Concil (KYC), dhe do të mbahet në Prishtinë. Pjesëmarrësit do të mund të punojnë në çifte dhe do të përfitojnë 360 orë mentorim për 6 muaj. Pjesë e kursit është edhe moduli rajonal që do të mbahet në Serbi për katër ditë i organizuar nga partneri CZOR me qëllim të nxitjes së bashkëpunimit ndër-rajonal ndërmjet të rinjëve me ide të zhvillimit të bizneseve.
Në fund të kursit, 10 çifte do të kenë mundësinë të prezentojnë idetë e tyre për biznese në eventin garues “Elevator Pitch” dhe të fitojnë çmime.
Si të aplikoni?
Që të aplikoni për Kursin e Nivelit B, ju lutemi klikoni këtu për të plotësuar formën e aplikimit. Ne do t’ju kontaktojmë kur të marrim aplikimin tuaj dhe to t’ju udhëzojmë për hapat e ardhshëm.
Afati për aplikim
Kjo Thirrje për Aplikim është e hapur nga 15 gusht 2021 deri më 26 shtator 2021 në ora 17:00. Çdo aplikim i pranuar pas këtij afati do të refuzohet. Vendet do të jipen në baza ‘first-come-first-serve’, kështu që nxitoni APLIKONI!
Procedura e përzgjedhjes
1.Dërgimi i aplikimit online: Nëse aplikimi juaj është dërguar me sukses, ju do të pranoni një email duke ju kërkuar një video 2 minutëshe ku do të flisni për motivimin tuaj.
2.Dërgimi i videos: Nëse dërgimi i videos tuaj është i suksesshëm, ne do t’ju ftojmë në intervistë.
3.Vlerësimi ballë-përballë, i cili mund të përmbajë një intervistë dhe/ose test.
4.Aplikuesit e përzgjedhur do të pranojnë një kontratë pajtimi për të nënshkruar, që përmbanë obligime të përbashkëta dhe përgjegjësi
Nëse keni ndonjë pyetje, ju lutem na kontaktoni në email [email protected], ose na dërgoni mesazh në faqet tona në Facebook apo Instagram. Ne do t’ju përgjigjemi pyetjeve tuaja me shumë dëshirë.
Aksioni “Karriera ime nga Zero në Hero” me synim për t’i forcuar rrjetet e OShC-ve të Ballkanit Perëndimor dhe zbatuar një model inovativ të punësimit të të rinjëve për vendet e ardhshme në kuadër të revolucionit digjital-4.0, është një program tre-vjeçar që zbatohet nga Qendra për Punë Rinore (Serbi), Forumi MNE (Mali i Zi), CEM (Bosnjë dhe Hercegovinë), TOKA (Kosovë) dhe YSC (Shqipëri).
Këto janë zhvillimet më të fundit nga programet dhe aktivitetet tona.