Apliko për të marrë pjesë në Kampet e Super-Qytetarëve dhe bëhu Super-Aktivist/e! (Mbyllur)

5 Shkurt, 2021

Kjo formë e aplikimit është e hapur vetëm për Super-Qytetarët dhe Super-Vullnetarët (gjenerata 2020/2021).

Këtë vit, ju – Super-Qytetarët dhe Super-Vullnetarët tanë – keni mundësinë të trajnoheni dhe të udhëhiqni Klubin tuaj të Super-Qytetarëve Aktiv.

Kriteret për t’u bërë Super-Aktivist/e dhe të udhëhiqni klubin tuaj janë këto:

1. Ju duhet të jeni aktiv në rolin e Super-Qytetarit/es apo Super-Vullnetarit/es gjatë vitit 2020/2021.
2. Ju duhet të aplikoni për të paktën një nga 3 kampet verore të Super-Qytetarëve Aktiv.
3. Ju duhet të merrni pjesë në VETËM njëri nga 3 kampet verore të Super-Qytetarëve Aktiv.
4. Ju duhet të merrni pjesë domosdo në kampin e Liderëve & Mentorëve të rinj para fillimit të Klubeve, i cili do të mbahet gjatë muajit tetor 2021.

Nëse ju plotësoni kriterin 1, atëherë aplikoni duke plotësuar formularin që e gjeni këtu.

Në formën e aplikimit ju mund të zgjedhni 1 datë apo 3 data të kampeve, mirëpo ju do të përzgjedheni për të marrë pjesë në VETËM njërin nga kampet verore.  

KUJDES: tek pyetja ku duhet të shënoni zgjedhjet e juaja për datat e kampeve, ju lusim të konsideroni KOHËN më të përshtatshme për ju. Në bazë të saj, jepni edhe përzgjedhjen tuaj. 

Vetëm ata Super-Qytetarë dhe Super-Vullnetarë të cilët marrin pjesë në një kamp veror të Super-Qytetarëve Aktiv do të ftohen për të aplikuar në kampin e Liderëve & Mentorëve të rinj për t’u bërë zyrtarisht Super-Aktivist/e e gjeneratës 2021/22!


Mos harroni të aplikoni. Aplikimi mbyllet me 21 maj 2021!


INFORMATA TË RËNDËSISHME:
Kampet e vitit 2021 janë të rezervuar për Super-Qytetarët dhe Super-Vullnetarët, të cilët që nga shtatori 2020 janë angazhuar në komunitet, dhe kanë fituar mundësinë të marrin pjesë në kampet trajnuese. Nëse ju dëshironi të na bashkangjiteni, atëherë na përcillni në Facebook dhe Instagram për thirrjen e radhës për Super-Qytetarët dhe Super-Vullnetarët 2021/2022. 

Pas aplikimit tuaj, ne do t’ju njoftojmë përmes emailit për kampin përkatës, andaj kujdesuni që informatat tuaja janë të sakta dhe emaili/numri i telefonit funksional!

Ju sugjerojmë ta plotësoni formularin e aplikimit përmes PC.

Për më shumë informata lexoni Pyetjet më të shpeshta, ose na shkruani në [email protected].

Këto kampe janë pjesë e aktiviteteve ambientaliste, që janë të financuar nga Agjencia Suedeze për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ndërkombëtar, (SIDA) përmes Programit të saj “Human Rightivism” dhe implementohen nga CDF dhe TOKA.

Share:

Të fundit

Këto janë zhvillimet më të fundit nga programet dhe aktivitetet tona.

Plot 47 Mbështetës të Kampanjës së “Vullnetarizmit të Vitit”!

Lexo më shumë

Aventura thërret: Bëhu lider/e këtë verë në Kampin e Lidershipit!

Lexo më shumë

7 komuna, mijëra suksese – Rezultatet e mahnitshme të Ditës së Solidari...

Lexo më shumë

Pozitë e hapur – Apliko për Menaxher/e Senior/ të Programit!

Lexo më shumë

Ka ardhë koha me u shpërbly – Mëso për Çmimet e Vullnetarizmit të Vitit!

Lexo më shumë

Apliko tani për Çmimin Rajonal të Vullnetarizmit Edukativ!

Lexo më shumë
Shiko te gjitha