APLIKO PËR T’U BËRË SUPER-ARSIMTAR/E!

26 Prill, 2019

PËR TË QENË PJESË E PROGRAMI TË SUPER-ARSIMTARËVE, JU DUHET TË
– jeni mësimdhënës/e i/e klasave 6 deri 12
– jeni në gadishmëri që ta ndiqni trajnimin 6 ditorë të Vullnetarizmit Edukativ nga TOKA (periudha: 24-29 gusht)
– keni një koleg/e mësimdhënës dhe të aplikoni të dy/dyja si bashkë-udhëheqës të programit duke plotësuar secili formën individualisht
– jeni në gjendje të mbani takime javore dhe të udhëheqni aktivitete edukative me një grup nxënësish në shkollën tuaj gjatë vitit akademik 2019-2020
– jeni të gatshëm të implementoni së paku një projekt të Vullnetarizmit Edukativ gjatë vitit akademik 2019-2020

ÇKA PËRFITONI NGA KJO PËRVOJË?
– trajnim në fushën e metodave të edukimit jo-formal dhe vullnetarizmit edukativ
– mbështetje pedagogjike dhe teknike nga stafi i TOKA-s
– vlerësim të punës suaj, përfshirë dhe çertifikatë
– fitimin e shkathtësive të reja në fascilitim, menaxhim dhe implementim të projekteve
– mbështetje modeste financiare për implementimin e projekteve të Vullnetarizmi Edukativ

PËRZGJEDHJA?
Kandidatët e përzgjedhur në rradhën e parë do të kontaktohen për hapat e mëtutjeshëm, ndërsa përzgjedhja finale do të bëhet në qershor.
Përzgjedhja e Super-Arsimtarëve do të bazohet në këto kritere:
– aplikimin në dyshe/çift i mësimdhënësve (mëposhtë duhet ta cekni emrin e personit me të cilin doni ta udhëheqni grupin tuaj)
– balanci qytet/fshat
– balanci gjinor
– mbështetja e mësimdhënënsve nga drejtori
– kualiteti i aplikimit

PYETJE?
Për informata shtesë konsultoni seksionin e web-faqes tonë për Vullnetarizmin Edukativ → http://toka-ks.org/Al/service-learning/ apo kontaktoni Naim Robellin në naim@toka-ks.org.

SHËNIM
– Afati i fundit për aplikim është me 25 maj, 2019!
– Pjesëmarrja në program ofrohet FALAS!
– Ju sugjerojmë të plotësoni këtë formë aplikimi nga kompjuteri.
– Poashtu, ju lusim që të plotësoni me kujdes informatat e kërkurara në vijim ↓

Share:

Të fundit

Këto janë zhvillimet më të fundit nga programet dhe aktivitetet tona.

*MBYLLUR* – Pozitë e Hapur: Apliko për Asistent/e i/e Projektit

Lexo më shumë

Super-Vullnetarët mobilizojnë të gjithë komunitetin në Ferizaj!

Lexo më shumë

Super-Vullnetarët e Bënë Shkollën “Hamëz Jashari” në Skënderaj me...

Lexo më shumë

Vullnetarizmi në Shkolla – Kamenica dhe Skënderaj u bënë Solidare!

Lexo më shumë

Ndikimi Transformues: Arritjet dhe sukseset në projektin HEARMI

Lexo më shumë

Raporti i Katar Index Kosova na tregon për Ndikimin dhe Mundësitë e Programev...

Lexo më shumë
Shiko te gjitha