Në bashkëpunim me Universitetin e Kalifornisë Irvine (UCI) dhe Universitetin e Prishtinës – Fakultetin e Edukimit, TOKA fillon implementimin e Pilot Projektit “Basket me Thyesa”. Pilot Projekti ‘’Basket me Thyesa’’ është një qasje inovative ndaj lëndës së matematikës me fokus në mësimin e thyesave dhe numrave dhjetorë përmes lojës së basketbollit.
Përgjatë këtij Pilotimi, mësueset e e klasës së V-të dhe të IV-të të shkollës fillore “Faik Konica” në komunën e Prishtinës u trajnuan mbi përdorimin e një kurrikule alternative për mësimin e thyesave përmes lojës së basketbollit të cilën tashmë kanë filluar ta implementojnë me klasat e tyre. Ndërsa nxënësit e klasës së IV-të dhe V-të po të së njejtës shkollë, do të mësojnë thyesat si asnjëherë më parë, duke luajtur lojën e basketbollit.
Tani jemi në pritje të shohim ndikimin që projekti e ka pasur tek nxënësit pas analizimit të matjeve para dhe pas implementimt të projektit. Të dhënat do t’I publikojmë së shpejti!
Ky projekt mbështetet nga zyra e Bashkimit Evropian.
Këto janë zhvillimet më të fundit nga programet dhe aktivitetet tona.