Përfituesit e rinj të programeve e aktiviteteve tona raportojnë shumë rezultate zhvillimore nga programet e TOKA, përfshirë:
Shikoni për çka më saktë e kanë fjalën pjesëmarrësit tanë:
“Kampi Ndërkombëtar më ndihmoi të kuptoja më shumë për dallimet mes vendeve tona dhe vendet ku jetojnë kampistët e tjerë.”
“Kampi TOKA Jonë më ndihmoi të krijoja një komunitet të ngushtë me njerëzit nga diaspora.”
“Klubet e Super-Vullnetarëve ofrojnë mundësi për të zhvilluar aftësi të reja dhe për të krijuar e ndihmuar një komunitet.”
Programet tona janë të hapura për të gjithë të rinjtë në Kosovë dhe përtej saj, kjo rezonon edhe me pjesëmarrësit tanë:
“Në Klubin e Debatit, të gjithë janë të mirëpritur të bashkohen.”
“Në Klubet e Super-Qytetarëve, askush nuk ndihet i përjashtuar; të gjithë janë të mirëpritur të ndajnë mendimet dhe ndjenjat e tyre.”
Programet e TOKA janë një vend për të mësuar, angazhuar dhe argëtuar – dhe kështu mendojnë pjesëmarrësit tanë:
“Në programin HERO, mësova shumë gjëra të reja, gjëra që më kanë interesuar gjithmonë por nuk kam ditur se ku të drejtohem për të mësuar më shumë rreth tyre.”
“Takimet e klubit janë mundësi për të zhvilluar aftësi të reja, si komunikimi, të folurit publik, mendimi kritik dhe zgjidhja e problemeve.”
“Në Klubet Super-Vullnetarëve kemi mundësinë të mësojmë shumë gjëra nëpërmjet lojërave dhe diskutimeve të këndshme.”
Ne jemi krenarë dhe të lumtur që programet tona i shërbejnë një grupi të gjerë dhe ambicioz, dhe i falënderojmë ata për kohën që kanë këputur duke bashkëpunuar me ne dhe kontributin e tyre në komunitet.
Këto janë zhvillimet më të fundit nga programet dhe aktivitetet tona.