“Ndryshim për barazi” – The Divergent Club, Gjilan
Emri i klubit dhe numri i anëtarëve: Divergjent, 14
Vendndodhja e klubit: Gjilan
Emri i projektit: Ndryshimi për barazi
Problemi: Mungesa e infrastrukturës së duhur për personat me aftësi të kufizuara të cilët përballen me probleme në shfrytëzimin e objekteve të ndryshme në Kosovë
Qëllimi i projektit: Rritja e ndërgjegjësimit të publikut për barrierat me të cilat përballen personat me aftësi të kufizuara
Rezultati: Klubi Super-Vullnetarë për projektin e tij hartoi dhe printoi broshura me temën e ndërgjegjësimit të publikut për barrierat me të cilat përballen personat me aftësi të kufizuara dhe në të njëjtën kohë duke bërë thirrje për adresimin e këtyre barrierave në një mënyrë që të jemi të gjithë të barabartë. Ky klub e ka bërë këtë duke shpërndarë broshura në qytetin e Gjilanit për qytetarë të ndryshëm, jo vetëm, ata kanë vazhduar me shpërndarjen e tyre edhe në zyrën e arkitektëve që kur të bëhen planet e tyre ta kenë parasysh këtë.
Përfituesit e projektit: Më shumë se 100 qytetarë të Gjilanit, persona me aftësi të kufizuara
Vendndodhja e projektit: Gjilan
Aftësitë e mësuara: Lidership, komunikim
Buxheti: 75 euro
Share:
Të fundit
Këto janë zhvillimet më të fundit nga programet dhe aktivitetet tona.
Kosova triumfuese në Garën Rajonale të Vullnetarizmit Edukativ!