Një nga Çmimet e Vullnetarizmit të Vitit mund të jetë i yti!
NOMINO TANI!Organizata TOKA ka filluar të implementojë projektin më të ri rinor – Dita e Solidaritetit.
Çka është Dita e Solidaritetit?
Gjatë Ditës së Solidaritetit të rinjtë punojnë në një kompani, biznes ose organizatë për një ditë dhe dhurojnë pagën e tyre për një kauzë të rëndësishme për ta. Mbi 100,000 të rinj në Evropë marrin pjesë në Ditën e Solidaritetit çdo vit – dhe synimi i TOKAs është që këtë lëvizje ta sjellë edhe në Kosovë.
Dita e parë e Solidaritetit në Kosovë do të nisë:
Çka përfitoni ju si biznes, kompani, apo organizatë duke qenë pjesë e Ditës së Solidaritetit?
Në mënyrë që të realizohet Dita e Solidaritetit për herë të parë në Kosovë, ne kemi nevojë për krijimin e partneritetit me bizneset e hapura për t’u angazhuar në të mirë të komunitetit.
Çka kërkojmë nga ju?
Nëse jeni të interesuar për të kontribuar për komunitet duke u bërë pjesë e Ditës së Solidaritetit, mbushni formularin që e gjeni këtu. Më pas stafi i TOKAs do t’ju kontaktojë për të koordinuar takim të përbashkët fizik.
Për çdo pyetje ose paqartësi rreth këtij projekti ndjehuni të lirë të na kontaktoni: [email protected] dhe +383 44 442 470 apo +383 (0)38 704 560.
Dita e Solidaritetit është pjesë e aktiviteteve ambientaliste të Agjencisë Suedeze për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ndërkombëtar (SIDA), përmes Programit të saj “Human Rightivism” që implementohet nga CDF dhe TOKA; mbështetet nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF) ‘EJA Kosovë’ – bashkëfinancuar nga Agjencia Suedeze për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ndërkombëtar (SIDA), Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC), dhe Qeveria e Dukatit të Madh të Luksemburgut; si nga Ministria e Kulturës Rinisë dhe Sportit. Ky projekt zhvillohet në bashkëpunim me rrjetin e organizatave SAME.
Këto janë zhvillimet më të fundit nga programet dhe aktivitetet tona.