Mësimëdhënësit janë gati të ndryshojnë klasën

21 Dhjetor, 2022

Mes të qeshurave dhe emocioneve, 36 mësimdhënës – së bashku me drejtorët e shkollave dhe departamenteve të arsimit, qëndruan me krenari teksa iu dhanë certifikatat për pjesëmarrjen në programin e parë të trajnimit: Metodologjia e të Nxënit përmes përvojës. Ceremonia e ndarjes së certifikatave – pjesë e punëtorisë së sesionit të feedback-ut me mësuesit që morën pjesë në programin e trajnimit “Metodologjia e të nxënit eksperimental” – ishte faza përmbyllëse e programit që përfshinte një sesion trajnimi, mentorimi, dhe vlerësimi me mësimdhënësit pjesëmarrës, si dhe një libër me detaje mbi modulin e “Të Nxënit Përmes Përvojës” që ju është shpërnda të gjithë mësimdhënësve pjesëmarrës. Përfitues të këtij programi përveç mësimdhënësve kanë qenë edhe 700 nxënës të këtyre shkollave për të cilët në këtë periudhë janë zhvilluar gjithsejt 144 orë mësimore duke përdorur metodologjinë e të nxënit përmes përvojës.

“Kjo metodologji e bëri mësimin shumë më efektiv dhe më të thjeshtë. Nxënësve vërtetë iu pëlqyen aktivitetet dhe vazhdojnë të kërkojnë edhe më shumë aktivitete tjera, dhe shpresoj shumë që ky program të jetë i disponueshëm edhe për mësuesit e tjerë që dëshirojnë të bashkohen. Unë e rekomandoj shumë, pasi ka një ndikim të jashtëzakonshëm tek unë dhe tek nxënësit – që janë faktorët më të rëndësishëm në këtë proces. Ne ndamë aktivitete të ndryshme që bëmë me mësimdhënës tjerë dhe mund t’ju them se ka shumë mësimdhënës që janë të gatshëm të mësojnë dhe të punojnë me këtë metodologji të re.” – tha një nga mësuesit e përfshirë në këtë program trajnimi.

Si pjesë e programeve tona të Institucionalizimit – drejtuar nga Rreze Hoxha dhe ndihmuar nga Rineta Janova, “Metodologjia e të Nxënit përmes Përvojës” synon të ndihmojë mësuesit të jenë më efikas në spjegimin e mësimeve, duke përdorur aktivitete të ndryshme në klasë. Ky program, në vitin 2022 ka arritur të trajnojë 36 mësimdhënës nga 14 shkolla të 9 komunave të Kosovës. Ndërsa pas suksesit dhe kërkesës së madhe për këtë program trajnues, në vitin 2023, programi i Institucionalizimit do të trajnojë edhe 100 mësimdhënës të tjerë nga edhe më shumë komuna.

Sesioni i vlerësimit të programit – Mësimdhënësit japin përshtypjet e tyre mbi programin trajnues “Të Nxënit përmes Përvojës”

“Programi i trajnimit funksionon me kurrikulën mësimore ekzistuese, por thjesht shton më shumë detaje që mësuesit mund të përdorin, për ta bërë atë edhe më efektiv. Ne kemi parë përkushtim dhe gatishmëri të jashtëzakonshme nga këta mësimdhënës për të aplikuar programin në klasat e tyre – dhe ata bënë një punë të mrekullueshme në këtë aspekt! Ajo që është më inkurajuese është se disa komuna janë të gatshme të mbulojnë shpenzimet e disa prej mësuesve të tyre për pjesëmarrje në këtë program trajnues (Të Nxënit Përmes Përvojës). Në vitin 2023, përveç sesionit të trajnimit, mentorimit dhe vlerësimeve, ne gjithashtu do t’i regjistrojmë dhe shtojmë këto aktivitete në bazën tonë të të dhënave online, në mënyrë që mësuesit e tjerë të mund t’i shikojnë dhe të mësojnë prej tyre dhe t’i zbatojnë ato në klasat e tyre. Puna me partnerin tonë, Fakultetin e Edukimit, ishte jashtëzakonisht e dobishme, pasi ata vazhdojnë të japin kontribut të vlefshëm në të gjitha aktivitetet tona.” – tha Rreze Hoxha, drejtuese e Programit të Institucionalizimit në TOKA.

Në pyetësorin për matje të përshtypjeve për trajnimin e mësimdhënësve kemi marrë afër 100% përgjigje pozitive në të gjitha pyetjet, ndërsa në pyetësorin pas përfundimit të periudhës mentoruese në të gjitha pyetjet kryesore të pyetësorit kemi marrë 100% përgjigje pozitive nga të gjithë mësimdhënësit/et pjesëmarrës.

36 mësimdhënës që ju japin mësim më shumë se 1,100 nxënësve në 14 shkolla të komunave të ndryshme, do të vazhdojnë të përdorin aftësitë e mësuara nga programi i trajnimit për ta bërë mësimin më efektiv dhe nxënësit të përfitojnë më shumë nga mësimdhënia e tyre.

Zyrtarisht të certifikuar. Pas sesioneve të trajnimit, mentorimit dhe vlerësimit të programit, mësimdhënësit shpërblehen për përpjekjet e tyre.


Programi i Institucionalizimit të TOKA-s ka punuar ngushtë me Fakultetin e Edukimit për më shumë se 3 vjet, gjatë të cilit ka zhvilluar programe të shumta trajnimi për mësuesit dhe ka trajnuar më shumë se 100 mësues të cilët kanë marrë pjesë në programe të ndryshme trajnimi. Suksesi i moduleve të zhvilluara ka rezultuar në mbi 80% kënaqësi nga studentët dhe mësuesit që e kanë praktikuar këtë metodologji në klasat e tyre.

Programi i trajnimit “Metodologjia e të nxënit eksperimental” është një program trajnimi plotësisht i akredituar nga Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MESTI) e Republikës së Kosovës. (për tre vjet)

Programi i trajnimit “Metodologjia e të nxënit nga përvoja” mbështetet nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë.

Share:

Të fundit

Këto janë zhvillimet më të fundit nga programet dhe aktivitetet tona.

Verë e Shkëmbimeve në Kampet e TOKAs!

Lexo më shumë

Pozitë e Hapur – *MBYLLUR*Menaxher/e Senior/e i/e Granteve dhe Programit

Lexo më shumë

Gjirafa Travel – Mik i Aventurës!

Lexo më shumë

Diaspora e solidarizuar: Dita e Solidaritetit me Diasporë për herë të parë në...

Lexo më shumë

Kampi Ndërkombëtar i Aventurës: Grumbullim i Kulturave dhe Aventurave Globale...

Lexo më shumë

Rreth 50 Mbështetës të Kampanjës së “Vullnetarizmit të Vitit”!

Lexo më shumë
Shiko te gjitha