Me fillimin e pandemisë dhe karantinës Super-Liderët dhe Super-Vullnetarët e TOKAs, nuk e ndaluan punën e tyre kreative edhe pse ishin larg njëri-tjetrit. Ata me entuziazëm arritën që të nxjerrin maksimumin nga vullnetarizmi nga shtëpia.
Vullnetarizmit Edukativ nga Shtëpia është një grup në rrjetin social Facebook, i krijuar për të shkëmbyer përvojat vetë-iniciuese dhe vullnetare të Super-Vullnetarëve tonë.
Çdo javë është prezantuar një sfidë me një tematikë të veçantë e cila duhej të përfundohej nga Super-Vullnetarët dhe pastaj puna ndahej në grup me të gjitha klubet e tjera. Disa nga sfidat e realizuara nga Super-Vullnetarët ishin: realizimi i një ditar me fotografi të inspiruara nga përditshmëria në karantinë, përparësitë dhe vështirësitë e mësimit online gjatë kohës së pandemisë, përpilimi i artikujve për të drejtat e fëmijëve, përpilimi i artikujve kundër bulizmit dhe ngacmimeve gjatë periudhës pandemike, përgatitja e kutive me mjetet e ndihmës së parë.
Secila sfidë ishe e realizuar përmes vizatimeve, këngëve, fotografive, shkrimeve dhe ilustrimeve të ndryshme. Pas përfundimit të secilës sfidë, Super-Vullnetarët arritën të mësojnë më shumë mbi aftësitë e vetë-menaxhimit dhe vet-iniciativës, ndërsa Super-Liderët tanë dëshmuan edhe njëherë se pavarësisht sfidave, ata u qëndruan afër nxënësve të tyre duke i bërë që periudhën e izolimit ta kalojnë sa më lehtë.
Përmes këtyre sfidave, Super-Vullnetarët arritën të zhvillojnë aftësitë e tyre hulumtuese, kreative dhe të menduarit kritik. Ndër të tjerash, ata fituan edhe shkathtësi mbi përdorimin e platformave online dhe internetit.
Ky publikim është prodhuar me mbështetjen financiare nga Bashkimi Evropian. Përmbajtja është përgjegjësia e TOKAs dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian.
Këto janë zhvillimet më të fundit nga programet dhe aktivitetet tona.