Për herë të parë në Kosovë TOKA po sjell Ditën e Solidaritetit. Bëhu pjesë edhe ti!
Nё kuadёr tё kёsaj dite, e cila do të mbahet në fillim të qershorit, po shpallim thirrjen e hapur pёr tё gjithё tё rinjtë qё dёshirojnё tё jenё pjesё e kёsaj iniciative dhe tё bёjnё ndryshime nё komunitet duke punuar PËR NJË DITË në një biznes në Kosovë dhe me pagën e tyre një ditore të kontribuojnë në komunitet për dy kauza:
Apliko tani pёr tё qenё pjesё e Ditёs sё Solidaritetit dhe për të fituar pёrvojё pune, orë të punës vullnetare dhe shkathtёsi tё shumta!
Kush mund tё aplikojё?
✔Tё rinj e tё reja qё i takojnё grup moshёs 15-24 vjeçare nga të gjitha qytetet e Kosovës;
✔ Të gjithë ata që kërkojnë punë apo janë të motivuar të ekspozohen ndaj punëdhënësve potencialë;
✔Tё gjithё ata qё janё entuziastё pёr tё sjellё ndryshime pozitive nё komunitet;
✔Të gjithë ata që dëshirojnë t’ju bashkohen 500 vullnetarëve të tjerë në një kauzë të përbashkët;
✔Tё gjithё ata qё janё apo nuk janё pjesё e programeve tё TOKAs.
Përfitimet e të rinjve pjesëmarrës:
Çfarë do të ndodhë pas aplikimit?
Pas vlerësimit të aplikimit tuaj, aplikantët e pranuar do të ftohen për të marrë pjesë në një trajnim disa orësh që do të mbahet para Ditës së Solidaritetit. Gjatë këtij trajnimi vullnetarët do të kenë mundësinë të mësojnë më shumë për rolin dhe përgjegjësitë e tyre gjatë Ditës së Solidaritetit. Pjesëmarrja në këtë trajnim është kusht për të vazhduar angazhimin e mëtutjeshëm.
Si mund të aplikoni?
Apliko tani duke e plotësuar formën në këtë link: https://forms.gle/DLW1a4qoWe5Kk5aU8 deri më 26 prill 2023.
Për informata shtesë, kontaktoni në [email protected], [email protected] apo në +383 45 596 606.
Dita e Solidaritetit është pjesë e aktiviteteve ambientaliste të Agjencisë Suedeze për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ndërkombëtar (SIDA), përmes Programit të saj “Human Rightivism” që implementohet nga CDF dhe TOKA; mbështetet nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF) ‘EJA Kosovë’ – bashkëfinancuar nga Agjencia Suedeze për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ndërkombëtar (SIDA), Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC), dhe Qeveria e Dukatit të Madh të Luksemburgut; si nga Ministria e Kulturës Rinisë dhe Sportit. Ky projekt zhvillohet në bashkëpunim me rrjetin e organizatave SAME.
Këto janë zhvillimet më të fundit nga programet dhe aktivitetet tona.