Kampi i “Debatit”

Lajme të mira për pjesëmarrësit e klubeve të debatit – hapet thirrja për kampin e debatit!

Informata rreth kampit:
Mirë se vini në Kampin e Debatit! Ky kamp emocionues është i hapur për të gjithë pjesëmarrësit e Klubeve të Debatit që janë të apasionuar ndaj artit të debatit. Bashkohuni me ne për 3 ditë për një përvojë të paharrueshme të mbushur me dije, emocion dhe argëtim të pafund.

  • Datat e kampit: 08 -10 korrik, 2023;
  • Lokacioni: Gjimnazi Loyola, Prizren;
  • Mosha: 15-18 vjet;
  • Kamp VETËM me pjesëmarrës të Klubeve të Debatit

Për t’u siguruar që ju do të keni një përvojë të paharrueshme në kamp ne do të sigurohemi që ju të shijoni kohën tuaj duke mësuar e argëtuar përmes këtyre aktiviteteve kryesore:

  • Aktivitetet të këndshme për të njour njëri tjetrin – qoftë përmes lojërave apo sfidave!.
  • Sesione trajnuese për debatin ku dotë  keni mundësi të zhvilloni aftësitë tuaja bindëse dhe të mendimit kritik. Këto aftësi ju do të mund t’i tregoni përmes garave të debatit me kampistët nga 5 komuna të tjera.
  • Aktivitete fizike e sportive që do të ju ndihmojnë të qëndroni aktiv dhe të njihni miqtë tuaj të kampit më mirë.
  • Aktivitetet në natyrë sigurisht nuk do të mungojnë, sidomos duke konsideruar lokacionin e kampit!

Apliko për t’u bërë pjesë e kampit përmes këtij linku.

Për pyetje apo informata shtesë, ju lutem kontaktoni camps@toka-ks.org, në numrin e telefonit +383 49 569 800 (WhatsApp/Viber) apo na shkruani në faqet tona në Facebook apo Instagram.

Kampi i Debatit është pjesë e aktiviteteve të projektit “Let’s Debate Change”, i cili përkrahet nga organizata zvicerane Solidar Suisse Southeast Europe dhe implementohet nga TOKA.

Të fundit

Këto janë zhvillimet më të fundit nga programet dhe aktivitetet tona.

*MBYLLUR* – Pozitë e Hapur: Apliko për Asistent/e i/e Projektit

Lexo më shumë

Super-Vullnetarët mobilizojnë të gjithë komunitetin në Ferizaj!

Lexo më shumë

Super-Vullnetarët e Bënë Shkollën “Hamëz Jashari” në Skënderaj me...

Lexo më shumë

Vullnetarizmi në Shkolla – Kamenica dhe Skënderaj u bënë Solidare!

Lexo më shumë

Ndikimi Transformues: Arritjet dhe sukseset në projektin HEARMI

Lexo më shumë

Raporti i Katar Index Kosova na tregon për Ndikimin dhe Mundësitë e Programev...

Lexo më shumë
Shiko te gjitha