Kampi TOKA JONË – Apliko sot!

26 Maj, 2023

A je gati për t’u bashkuar me kampin TOKA Jonë dhe për të krijuar kujtime të paharrueshme përtej kufijve?

Nëse je e re, i ri nga diaspora dhe Kosova dhe dëshiron verën ta kalosh në një aventurë të re, dhe je kurioz për të mësuar më shumë për kulturën, të krijoni shoqëri të re, të vizitoni vende të bukura kulturore. Kampi TOKA Jonë është ajo që ti po kërkon.

Kampi TOKA Jonë është kamp 6 ditor i cili bashkon 40 të rinj nga diaspora dhe Kosova, për të përqafuar kulturën, dhe për të kaluar një aventurë të paharruar në Kosovën e bukur!

Datat e kampit: 4–9 gusht, 2023;
Lokacioni: Kampusi Loyola, Prizren, Kosovë.
Mosha: 14-16 vjet;
Gjuha e kampit: Shqip

Kamp për të rinj dhe të rejat nga diaspora dhe Kosova. 

Që ti të kalosh një javë duke u argëtuar, mësuar më shumë për kulturën , ne kemi bërë një përzgjedhje sfiduese dhe të larmishme të aktiviteteve si: 

– Aktivitete kulturore;
– Vizitë në qytetin e bukura të Prizrenit;

– Pjesëmarrje në festivalin Dokufest;
– Aktivitete me anëtarët e FSK-s (Forca e Sigurisë së Kosovës)
– Të vallëzosh dhe këndosh nën tingujt e bukur të muzikës rrethuar me shoqëri të re.

Nëse mendon që ky kamp është për ty, atëhere bashkoju grupit prej 40 pjesëmarrësve dhe edukatorëve me eksperiencë plot.

Për të marrë pjesë në kamp APLIKO KËTU duke plotësuar formën e aplikimit deri me 17 Korrik 2023, 23:59! 

Për pyetjet e shpeshta lidhur me kampet, kliko këtu.

Për pyetje apo informata shtesë, ju lutem kontaktoni camps@toka-ks.org apo na shkruani në faqet tona në Facebook, Instagram, apo Twitter.

Kampi i TOKA JONE mbështetet nga Ministria E Punëve të Jashtme dhe DiasporësKCSF EJA Kosovë’ – bashkëfinancuar nga Embassy of Sweden in Pristina  Agjencia Suedeze për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ndërkombëtar (SIDA), Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC), dhe Qeveria e Dukatit të Madh të Luksemburgut.

Share:

Të fundit

Këto janë zhvillimet më të fundit nga programet dhe aktivitetet tona.

A JENI GATI PËR T’U BËRË LIDERË TË RINJ TË KLUBEVE TË DEBATIT – APLIKON...

Lexo më shumë

LAJME TË MIRA PËR PJESËMARRËSIT E KLUBEVE TË DEBATIT – HAPET THIRRJA PË...

Lexo më shumë

Kampi i të rinjve HEARMI po ju pret!

Lexo më shumë

Kampi i te rinjve per njohuri digjitale/lajme te rreme dhe menaxhim te projek...

Lexo më shumë

Hapet sezona e kampeve!

Lexo më shumë

Kampi i Solidaritetit – Apliko sot!

Lexo më shumë
Shiko te gjitha