KAMPI I “SUPER-VULLNETARËVE” PËRFUNDOI ME SUKSES!

14 Tetor, 2018

Përfundoi kampi i “Super-Vullnetarëve” me sukses!

Fundjavën që shkoi të rinj nga e gjithë Kosova u argëtuan me aktivitete të ndryshme edukative, sfiduan veten duke u ngjitur në murin alpin, si dhe përfunduan projektet e punës vullnetare me dru. Kështu, ndër tjerash, ata zhvilluan shkathtësitë e komunikimit, bashkëpunimit dhe planifikimit.

Po ashtu, ata vendosën dollapët dhe shportat e punuara në shkollën fillore “Idriz Seferi” dhe shkollën e mesme “Feriz Guri & Vëllezërit Çaka” duke i përmirësuar ambientet shkollore.

Qëllimi i këtij kampi ishte zhvillmi i shkathtësive dhe nxitja e qytetarisë aktive tek të rinjtë në Kosovë.

Ky kamp u financua nga projekti Promovimi i Shoqërisë Demokratike (DSP) – i financuar nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC) dhe Ministria e Punëve të Jashtme e Danimarkës (DANIDA) dhe menaxhuar nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF). Kampi po ashtu u përkrah nga Komuna e Prishtinës dhe kompania KIVO Kosova.

Share:

Të fundit

Këto janë zhvillimet më të fundit nga programet dhe aktivitetet tona.

Ri-hapet thirrja për t’u bërë pjesë e Akademisë së Liderëve të Rinj Lexo më shumë

DITA E SOLIDARITETIT – Mundësi bashkëpunimi me Bizneset

Lexo më shumë

Mësimdhënie e avancuar për mësimdhënësit e Prishtinës

Lexo më shumë

Mësimëdhënësit janë gati të ndryshojnë klasën

Lexo më shumë

Sfida të reja për debatuesit e rinj

Lexo më shumë

Fëmijët mësojnë përmes përvojës

Lexo më shumë
Shiko te gjitha