KAMPI I SUPER-VULLNETARËVE PËRFUNDOI ME SUKSES!

13 Prill, 2019

Të rinj nga e gjithë Kosova u argëtuan me aktivitete të ndryshme edukative, përfunduan projektet e punës vullnetare me dru, si dhe takuan Ambasadorin Norvegjez në Kosovë i cili u dha atyre këshilla për jetë dhe karrierë.

Kampistët mësuan gjëra të reja, krijuan shoqëri dhe së fundmi, ndërtuan lojëra prej druri me të cilat pasuruan Qendrën Rekreative të parkut të Gërmisë.

Qëllimi i këtij kampi ishte zhvillmi i shkathtësive si të menduarit kritik, planifikimi, komunikimi e bashkëpunimi te të rinjtë e Kosovës, si dhe përfshirja e tyre në kontributin ndaj komunitetit.

//Realizimi i këtij kampi mbështetet nga “Programi i shoqërisë civile për Shqipërinë dhe Kosovën”, financiuar nga Ministria e Punëve të Jashtme të Norvegjisë dhe menaxhuar nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF) në partneritet me Partnerët Shqipëri për Ndryshim dhe Zhvillim (PA). Kampi poashtu përkrahet nga Komuna e Prishtinës.

Share:

Të fundit

Këto janë zhvillimet më të fundit nga programet dhe aktivitetet tona.

Kampi TOKA Jonë – Kulturë, gjuhë, argëtim dhe shoqëri.

Lexo më shumë

Kampet verore 2023 – Shtëpija e dytë e 126 të rinjve nga e gjithë bota

Lexo më shumë

Thirrje e hapur për projekte rinore!

Lexo më shumë

TOKA vendos Kosovën në hartën e vullnetarizmit evropian

Lexo më shumë

Rudina Zeqiri fillon shërbimin vullnetar në Lubeck të Gjermanisë për 13 muajt...

Lexo më shumë

TRYEZË DISKUTIMI – MODELET E PUNËSIMIT NË KOSOVË

Lexo më shumë
Shiko te gjitha