Një nga Çmimet e Vullnetarizmit të Vitit mund të jetë i yti!
NOMINO TANI!Kampi i Solidaritetit ofron mundësi përi të gjithë të rinjtë dhe të rejat që dëshirojnë të bëjnë ndryshim pozitiv në komunitet, dhe të angazhohen në realizimin e një projekti vullnetar pas përfundimit të Kampit.
Me pjesëmarrjen në këtë Kamp do të krijoni dhe thelloni shoqëri të reja, do të keni mundësi të bëheni pjesë e komunitetit mbarë-Evropian te vullnetarëve të rrjetit SAME, do krijoni kujtime të reja përmes bashkëpunimit në aktivitete rinore në mes të rinjve nga Kosova dhe diaspora.
Datat e kampit: 21–26 gusht, 2023;
Lokacioni: Kampusi Loyola, Prizren, Kosovë.
Mosha: 17-24 vjet;
Gjuha e kampit: Shqip
Për të marrë pjesë në kamp APLIKO KËTU duke plotësuar formën e aplikimit deri me 7 Gusht 2023, 23:59!
Që ti kalosh 6 ditë duke mësuar si të bësh ndryshim në komunitet, krijosh shoqëri të re, argëtohesh, ne kemi bërë një përzgjedhje të larmishme të aktiviteteve si:
– Njohja me metodologjinë e Ditës së Solidaritetit,
– Njohja me rrjetin e organizatave SAME,
– Aktivitete stimuluese për planifikimin dhe organizimin e zbatimit të projekteve vullnetare në komunitet.
– Vizitë në qytetet e bukura të Kosovës.
– Aktivitete Kulturore.
Bashkoju grupit prej 40 pjesëmarrësve entuziastë për të kontribouar në komunitetit e tyre.
Për pyetjet e shpeshta lidhur me kampet, kliko këtu.
Për pyetje apo informata shtesë, ju lutem kontaktoni [email protected], në numrin e telefonit +383 49 569 800 (WhatsApp/Viber) apo na shkruani në faqet tona në Facebook apo Instagram.
Kampi i Solidaritetit është pjesë e aktiviteteve ambientaliste të Agjencisë Suedeze për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ndërkombëtar (SIDA), përmes Programit të saj HumanRightivism që implementohet nga Community Development Fund – CDF dhe TOKA; mbështetet nga KCSF EJA Kosovë’ – bashkëfinancuar nga Embassy of Sweden in Pristina Agjencia Suedeze për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ndërkombëtar (SIDA), Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC), dhe Qeveria e Dukatit të Madh të Luksemburgut; si nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportitdhe Ministria E Punëve të Jashtme dhe Diasporës.
Këto janë zhvillimet më të fundit nga programet dhe aktivitetet tona.